Connect with Us

Gega flet për të gjitha/ Safet Gjici, aleancat, dëmtimet dhe gojët e liga

Sport

Gega flet për të gjitha/ Safet Gjici, aleancat, dëmtimet dhe gojët e liga

Publikuar

-

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, është ka dalë në konferencën e zakonshme përpara mediave në kuadër të takimit që do të zhvillohet ditën e nesërme ndaj Laçit. Tekniku ka paraqitur gjendjen e skuadrës dhe u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Si e shikoni ju këtë përballje me Starovën?

“Partizani nuk është vetëm i Gegës dhe Starovës, në kohë të caktuara mund të jemi në fronte të ndryshme. Komentet e mia kanë qenë të pakta, përveç mbështetjes. E rëndësishme është që është futboll, edhe karshi vëllait do të doja të fitoja. S’ka asnjë problem kush është te Laçi, thjesht ndeshja e rradhës.”

Është trajneri i fundit që ka nxjerr kampion Partizanin…

“S’ka të bëjë trajneri, jemi 2 klube të ndryshme. Jam me fat që jam këtu, kanë qenë ditët më të mira të karrierës sime. Nuk ka përballje personash, thjesht janë 2 ekipet. Do të shikohen diferencat, jo rastësisht jemi këtu.”

Ndikon presioni i titullit te ekipi?

“Është e vërtetë, momentin e parë që dolëm të parët, që nga ajo ditë deri sot, jemi pyetur për titullin. Jemi munduar të jemi me këmbë në tokë. Besoj se te çdo futbollist ka një ëndërr të brendshme. Do të marrim atë që kërkojmë dhe nuk kam frikë te ta, janë stërvitur njësoj. Do t’i shikojmë gjërat me rradhë. Është ndeshje e vështirë, do t’i marrim masat. Kemi tifozat që janë frymarrje për ne dhe mendoj se do të jetë numër i madh nesër sepse po shkojmë drejt fundit”

I frikësohet Gega aleancat?

“Nuk kam asnjë argument, asnjë provë që janë bërë. Siç besoj për veten, besoj edhe për të tjerët. Nuk do të merremi me këto gjëra”

Si e shikoni skuadrën?

“Futbolli nuk ka shumë sekrete, ka interpretim. Këta lojtarë janë stërvitur edhe me Starovën, tani i stërvis unë.”

Do ta pranonit barazimin?

“Nëse vjen do ta pranojmë. Jam i kënaqur me maksimumin, nëse loja e tregon, jam i kënaqur.”

Ky do të jetë Partizani deri në fund?

“Gojët e liga nuk do të mbyllen as me Gegën as me ikjen e Gegës. Puna dhe rezultatet do ta tregojnë se kush është në rrugën e duhur. Paragjykimet do të ngelen mbrapa shumë shpejt. Do të shikojmë nesër, Laçi është ndeshja kryesore për ne. “

Është një nga ndeshjet më delikate deri në fund për shkak të mungesave?

“Është e vërtetë që kemi mungesi, çdo javë kemi pasur. Për fat të mirë ata që kanë zëvendësuar kanë dhënë maksimumin. Të gjithë kanë ndenjur në gadishmëri, edhe nesër i kemi lojtarët”

Kalari do të jetë, nisur edhe nga prezenca e Kalarit në konferencë?

“Ishte radha e Kalarit, është “veteran” sepse është i ri nga këmbët dhe zemra. Ndihet i ri, por nuk kemi vendosur. Kalari luan në çdo vend. Ka eksperiencë dhe e ka të lehtë të modifikohet. 1 orë përpara ndeshjes do ta vendosim”

Nuk përmendet më Kukësi…

“Mbase rivalët kanë ndryshuar drejtim. Ne i kemi respektuar sa herë përmenden. Vazhdojnë të jenë ekip i mirë, i fortë. Nuk duam të lëmë asnjë rival të afrohet. Rivali është vetëm vetja jonë”

Gjici tha se Partizani nuk është as për vend të katërt…

“Nuk më intereson. Është president i një klubi që ka pasur një 5 vjeçar të mirë, unë jam në futboll, ai është biznesmen, është e drejta e tij. Vjet ka dalë Kukësi kampion dhe nuk e di kush i marrë gjynahet e Partizanit. S’kam parë asnjëherë Gaz Demin të flas për ndonjë klub, por i ka mbështet. Këtu funksionojnë të gjitha levat. Kurse klubet e tjera kanë perceptimet e tjera karshi klubit, karshi meje, sulmuesve tanë, mesfushorëve tanë, me syrin që ata e shohin. Është momenti mos të kthehemi mbrapsht dhe të bëjmë rivalitet në konferenca. Fusha e ka treguar fusha do ta tregojë.”

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Aksidentohet me makinë presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj

Publikuar

-

Nga

Aksidentohet presidenti i klubit të Superiores, Ardjan Takaj. Kreu i klubit të Skënderbeut ka qenë duke udhëtuar nga kryeqyteti drejt Durrësit, së bashku me bashkëshorten, dhe është përfshirë në një aksident me tre makina të tjera. ABC News mëson se nuk ka pasoja të rënda, përveç dëmeve që ka pësuar makina tip Benz ML e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

EURO 2020: Ja 12 ekipet e kualifikuara deri tani

Publikuar

-

Pas përfundimit të ndeshjeve të sotme eliminatore, shkon në 12 numri i ekipeve që kanë prerë zyrtarisht biletën për në Euro 2020. Sot u kualifikuan Finlanda, për herë të parë në historinë e saj dhe Suedia. Tani kanë mbetur edhe 8 ekipe të tjera që do të kualifikohen nga grupet eliminatore, ndërsa 4 ekipet e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Eliminatore Euro 2020: 19 gola të shënuar në 5 ndeshjet e darkës/ Italia dhe Spanja bëjnë detyrën, Zvicra prek Europianin

Publikuar

-

Kanë përfunduar 5 takimet e mbrëmjes të vlefshme për eliminatoret e Euro 2020 dhe sot ka pasuur shumë gola. Në Grupin F, Spanja poshtëroi në fushën e saj Maltën 7-0, në ndeshjen tjetër të këtij grupi Suedia fitoi 0-2 në Bukuresht ndaj Rumanisë, duke prerë kështu biletën për në Europian. Në Grupin D, Danimarka fitoi […]

LEXO TE PLOTE