Connect with Us

Nuk fitoi dot Championsin/ Gjiganti i Europës nis revolucionin, largon 10 lojtarë

Sport

Nuk fitoi dot Championsin/ Gjiganti i Europës nis revolucionin, largon 10 lojtarë

Publikuar

-

Fitimi i titullit kampion në Francë është një ngushëllim tepër modest për Paris St-Germain, që ka ambicie shumë më të mëdha, duke pasur parasysh mundësitë financiare dhe shpenzimet e viteve të fundit.

Në prag të këtij sezoni ëndrrat ishin shumë më të mëdha dhe që pas fitores 2-0 në Manchester, ndaj United, shpresat për triumf në Champions League u rritën ndjeshëm. Megjithatë, në kthim ndodhi katastrofa dhe PSG u eliminua, ndaj klubi parisien do të bëjë spastrim në fund të sezonit, duke besuar sërish te trajneri Thomas Tuchel.

Sipas së përditshmes franceze “Le Parisien”, PSG do të tentojë të shesë 10 lojtarë, shumë prej tyre emra të nivelit botëror.

Gianluigi Buffon, legjendë e portës, përfundon kontratën këtë verë dhe pritet largimi i tij, pasi qartësisht firma me të erdhi vetëm për të tentuar triumfin europian dhe tashmë në moshën 41-vjeçare italiani nuk duket se ofron ndonjë kontribut të madh, aq sa edhe në sezonin aktual ka luajtur pak, vetëm 14 ndeshje në kampionat.

Dani Alves, tashmë 35 vjeç, është gjithashtu në fund të kontratës dhe pritet të largohet, sepse ka refuzuar ofertën e klubit parisien për vetëm një vit rinovim.

Edinson Cavani, në Paris prej vitit 2013 (133 gola në 182 ndeshje kampionati), tashmë është 32 vjeç dhe ka munguar shpesh për dëmtime kohët e fundit, ndaj pritet largimi, aq më shumë që me Neymar nuk ka shkuar kurrë.

Gjithashtu, dy lojtarë gjermanë janë në listën e largimeve: Julian Draxler dhe Eric Maxim Choupo-Moting. I pari kushtoi 36 milionë euro kur u ble nga Wolfsburg në dimër 2017, ndërsa sulmuesi u mor falas nga Stoke City verën e shkuar, duke shënuar 3 gola në 19 ndeshje kampionati.

Në listën e largimeve janë edhe Thomas Meunier, Christopher Nkunku, Layvin Kurzawa dhe Stanley Nsoki. Natyrisht, i larguar është tashmë Adrien Rabiot, i cili është i pezulluar prej kohësh dhe në verë del në treg i lirë, pasi i mbaron kontrata.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: