Connect with Us

Zbulohet pas kaq vitesh/ Kjo ishte dëshira më e madhe Michael Schumacher para aksidentit

Sport

Zbulohet pas kaq vitesh/ Kjo ishte dëshira më e madhe Michael Schumacher para aksidentit

Publikuar

-

Para aksidentit fatal të tij, që tronditi krejt botën e sportit, “mbreti” i Formula 1, Michael Schumacher, kshte disa plane në kokë. Ato ishin plane të së ardhmes, që tani kanë dalë në dritë. Midis tyre, një kënaqësi shumë e veçantë për legjendën e madhe gjermane: të bëhej menaxher i djalit të tij, Mick Schumacher.

I biri i shtatë herë kampionit të botës në këtë Formula 1, i cili ka triumfuar tashmë në Formula 3, bëri disa teste (prova) në akademinë e pilotëve të Ferrarit në Bahrein dhe u vërtetua se ka një të ardhme shumë premtuese në Formula 1. Çdo gjë tregon se djali i kampionit legjendar mund të ndjekë hapat e babait, i cili kishte plane shumë ambicioze për të, para se të aksidentohej duke bërë ski dhe të mbetej në koma prej disa vitesh.

Kështu, ish-menaxheri i Michael, Willi Weber, ka zbuluar tashmë se Schumaker ka qenë gjithmonë i etur për ta parë djalin e tij në majën e motorsportit. “Unë kam asistuar disa herë, kur Michael Schumacher ishte me Mick dhe po i mësonte të birit hapat e parë në motosport. Michael ishte i etur për ta parë djalin në Formula 1, donte ta trajnonte dhe menaxhonte për t’ia arritur kësaj.

Ky do të kishte qenë rezultati përfundimtar i të gjithë historisë. Garimi i djalit në Formula 1 do ta kishte mahnitur Michael. Kishte në plan të punonte me të përditë, t’ia mësonte të gjitha sekretet e pistës, sepse vetë kishte kaluar nëpër të gjitha përvojat. E donte djalin si vetja në Formula 1, kampion. Kjo ishte ambicia më e madhe e Michale Schumacher”, – tregoi Weber në një intervistë për “Motorsportotal”. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: