Sport
Çmenduri më vete!/ Portieri më i mirë në botë do të transferohet në Serie A, te cili ekip?

Deri tani, skuadra më e interesuar për shërbimet e portierit titullar të Manchester United David De Gea ka qenë Paris Saint-Germain.
Klubi francez thuhet se do të ketë konkurrencën e fortë të Juventus për blerjen e spanjollit 28-vjeçar.
Siç raporton Le10Sport, klubi italian interesohet për gardianin. Kampionët e Serie A janë gati të shesin portierin Wojciech Szczesny për të marrë De Gea-n.
Kontrata e spanjollit skadon në vitin 2020 dhe këtë verë do të mësohet nëse do të vazhdojë te United apo do të shitet për të mos ikur me parametra zero verën tjetër. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania