Sport
Juventus përgatit revolucionin për merkaton e verës/ Ja kush ikën dhe kush vjen

uventus po përgatit një riorganizim të madh të skuadrës në merkaton e verës për sezonin 2019-2020.
Një numër i madh lojtarësh ka të ngjarë të largohen dhe të afrohen disa të tjerë që të bëjnë diferencën, pasi Massimiliano Allegri kërkon të ketë një grup më të fortë për të synuar sërish trofeun e Champions League, që është kthyer në një “moll të ndaluar” për “Zonjën e Vjetër”. Liga e Kampioneve përfundoi me zhgënjim për Juventusin këtë sezon; duke u eliminuar nga Ajax i talenteve në çerekfinale.
“Il Corriere di Torino”, shkruan se ka dy lojtarë të cilët janë drejt largimit, edhe pse në fillim e ardhmja e tyre ishte në Torino. I pari është mesfushori boshnjak Miralem Pjanic; i cili është identifikuar nga Pep Guardiola si një nga lojtarët ideal për të përforcuar mesfushën e tij në Manchester City. Pjanic nuk konsiderohet të jetë thelbësor për projektin e Juventusit dhe prandaj do të lejohet të largohet nëse vjen një ofertë e kënaqshme nga bardhezinjtë.
Lojtari i dytë që është me valixhe në duar, megjithatë, është shumë më tronditës është Joao Cancelo. Gazeta me bazë në Torino raporton se Allegri nuk ka qenë i impresionuar me performancat e mbrojtësit portugez në gjysmën e dytë të sezonit dhe për këtë arsye, mund të vendos që ai të shitet vetëm një vit pas bashkimit nga Valencia. Gjithashtu në listën e largimeve janë edhe Manzukic, si dhe Dauglas Costa. /CNA.al