Connect with Us

“Ushtar” Telushi shpëton Partizanin/ Shtyhet festa e titullit (video)

Sport

“Ushtar” Telushi shpëton Partizanin/ Shtyhet festa e titullit (video)

Publikuar

-

Duhet të kthehej “ushtari” për t’i dhënë një shpirt gare Partizanit, që këto javët e fundit duket se e ka humbur disi. Të kuqtë shmangën një humbje që do të ishte e turpshme ndaj Laçit, në një moment si ky ku tifozeria priste fitore dhe shkëputje të mëtejshme në garën për titull, drejt ëndrrës së madhe.

Pjesa e parë pa protagonistë kurbinasit e Sulejman Starovas, që shënuan me atë të Shtubinas me penallti, për ndërhyrje të Alban Hoxhas ndaj Redon Xhixhas. Arbitri Sino dha 11-të metërsh. Partizani u godit psikologjikisht, teksa rrezikoi edhe golin e dytë.

Pas pushimit, kryeqytetasit i dhanë më shumë “gaz”, por vetëm në fund erdhi penalltia, e fituar nga Çinari, për faull të Mersinajt. Te pika e bardhë u prezantua Telushi, që kaloi një moment jo të lehtë mes spitalit dhe rikuperimit. Gol dhe 1-1… Çinari pati shansin e një eurogoli por roveshata e tij doli ngjitur me shtyllën.

Një pikë që vlen dhe nuk vlen për të kuqtë, ndërsa Kukësi ka mundësinë të shkojë në -8 pikë larg në rast se fiton.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: