Connect with Us

A e dini problemin e Gjicit? / Jua tregon Ramadan Ndreu

Sport

A e dini problemin e Gjicit? / Jua tregon Ramadan Ndreu

Publikuar

-

Ish-trajneri i Kukësit, Ramazan Ndreu, ka qenë i ftuar në emisionin “Sport News Plus” në “News 24”, ku ka diskutuar mbi ndeshjet e kësaj fundjave në Kategorinë Superiore.

Tekniku krutan diskutoi në emision në lidhje mbi eksperiencën e tij tek ekipi verilindor, ku për disa muaj mbajti postin e drejtorit të përgjithshëm dhe trajnerit.

“Nëse Kukësi do të kishte marrë një trepikësh me Teutën gara për kampionat do të hapte gjithçka. Këtë e them se ky kampionat ka një ndryshim nga kampionatet e tjera, pasi çdo ekip lufton për diçka”.

KUKËSI – “Mendoj që ka vetëm një të keqe skuadra e Kukësit ndryshojnë shumë lojtarë në çdo sezon. Partizani këtë vit tregoi një futboll cinik për të marrë rezultatin. Avantazhi i tyre ishte numri i pakët i ndryshimeve, ndërsa Kukësi ndryshon çdo sezon. Nëse do të mbajnë këtë grup lojtarësh për sezonin që vjen besoj se do të jetë një skuadër shumë e mirë”

GJICI – “Unë presidentin Gjici e kam mik dhe ai ka një dobësi që i merr vendimet për të ndryshuar trajner e lojtarë shumë shpejt. Me kalimin e kohës kam besim se do ta kuptojë se në futboll duhet të jesh i duruar e gjakftohtë. Çdo vendim duhet të merret kur të ketë kaluar ai momenti i mërzisë përsa i përket trajnerëve”.

KALIMI NË STOL DHE SHKARKIMI – “Unë kur shkova te Kukësi mu dha detyra e drejtorit dhe i kisha thënë që s’kisha dëshirë që të afrohesha si trajner. Ishte një moment shumë i vështirë. Presidenti donte patjetër për t’u afruar me Partizanin, ndërsa kundërshtari kishte lirinë për shkak të distancës. Kishte shumë presion nuk na lejohej as barazimi. Në një moment patëm një përplasje të lehtë fill pas ndeshjes dhe u largova. Gjithsesi këto janë gjëra që ndodhin në futboll. Një këshillë miqësore është që të jetë më i durueshëm dhe trajnerët që do të marrë t’i lërë të punojë lirshëm”.

PARTIZANI – “Partizani është një skuadër që e ka mbrojtjen më të konsoliduar, është e vështirë t’i bësh gola. Mesfusha luan shumë shpejt me topin dhe qëndrojnë mbrojtjen. Do të thosha që dy anësorët Mala dhe Asani janë pika më e fortë e Partizanit. Në lojë një kundër një meritojnë notën dhjetë. Në futboll po fitove këto duele të krijohen avantazhe. Dënimi i Skënderbeut solli rënien e kampionatit pasi skuadrat që e ndiqnin u mjaftuan me një merkato të thjeshtë pa shumë shpenzime. Kukësi që ishte rivali kryesor i zhvilloi të gjitha ndeshjet në fushë asnjanëse, ndërsa Teuta pati shumë luhatje. Pa ia hequr meritat Partizanit që është një skuadër kompakte që nuk mungon cilësia, por duhet thënë se ka ndikuar dhe këto situata të skuadrave rivale”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE