Sport
Tifozët e Tiranës bëjnë gjestin e madh/ Në mbështetje të shqiptarëve të arrestuar

Futbolli në Maqedoninë e Veriut ka rënë shpesh herë pre e problemeve politike dhe racizmi ka qenë një nga problemet më të theksuara. Tifozët shqiptarë të cilët mbështesin skuadrat e tyre, janë arrestuar disa herë pa arsye dhe një shembull konkret është ai i Shvercerave të Shkupit.
Disa nga tifozët e Shkupit janë arrestuar dhe u është dhënë një dënim mjaft i rëndë pasi është vendosur të qëndrojnë në burg për 19 vjet. Mbështetje për to ka pasur edhe nga grupimi i Tiranës, “Tirona Fanatics” të cilët në ndeshjen me Luftëtarin kanë hapur një banderolë.
“Liri për Shvercerat”, shkruhej në banderolën e hapur në stadium ndërkohë që në ‘Facebook’ kanë postuar mbishkrimin “Do të vijë një ditë… drejtësi në Iliridë”. Vetë faqja zyrtare e Shvercerave ka bërë me dije dënimin e dhënë për tifozët e saj.