Sport
Arrestohen dy persona në Angli/ Postuan këtë foto të futbollistit të vdekur, Sala

Megjithëse kanë kaluar disa muaj nga tragjedia që i mori jetën sulmuesit Emiliano Sala, ngjarja është ende shumë e freskët në memorien e të gjithëve. Duket se asgjë nuk është mbyllur ende në lidhje me atë aksident, ku ende nuk është gjetur trupi i pilotit. Ndërkohë që sikur të mos mjaftonte tragjedia, në rrjet nisën të shpërndaheshin edhe fotot e Emiliano Salës nga morgu.
Për këtë, policia britanike ka bërë të mundur arrestimin e dy personave, të cilët dyshohet se kanë fotografuar trupin e Salës në morgun e Bournmuthit, kur po kryhej ekspertiza mjeko-ligjore dhe fotot i kanë postuar në ‘Twitter’. Nëpërmjet hetimeve të gjata të policisë, është arritur në identifikimin e dy personave të dyshuar dhe që shihen si autorët e asaj shpërndarjeje të fotove.
Një grua e moshës 48 vjeç dhe një burrë 62 vjeçar akuzohen për ndërhyrje në informacione kompjuterike, gjë e cila nuk lejohet të bëhet. Dy personat janë paraqitur në gjykatë dhe janë lënë përkohësisht të lirë me kusht ku edhe do të hetohen. /CNA.al