Sport
Mesfushori i kombëtares realizon “golin e jetës”/ Dita e djeshme do të mbahet mend gjatë! (foto)

2019 ka qenë një vit shumë i mirë për mesfushorin e kombëtares, Ledian Memushaj. Luan rregullisht në formacion dhe është një ndër më të mirët të Pescara, favorite për tu ngjitur në Serie A. Me kombëtaren po ashtu është i pazëvendësueshëm. Përveç aspektit futbollistik, edhe gjërat e tjera jashtë fushës së lojës po shkojnë shumë mirë për të.
Një datë mjaft e veçantë për Ledian Memushajn ishte 30 prilli i 2019. Një ditë që do të mbahet mend gjatë nga mesfushori i kombëtares shqiptare.
Vlonjati kurorëzoi dashurinë e tij me Francesca Cappain duke i dhënë fund beqarisë. Martesa u bë në qytetin e Pescarës dhe të dy i thanë “po” njëri-tjetrit përpara kryetarit të Bashkisë, Marco Alessandrini.
Nuk ka munguar dhe urimi i klubit italian për mesfushorin vlonjat. /CNA.al