Connect with Us

Tronditet Kukësi/ Dy futbollistët më të mirë do të largohen

Sport

Tronditet Kukësi/ Dy futbollistët më të mirë do të largohen

Publikuar

-

Sezoni që po mbyllet nuk ka qenë aspak i mirë për Kukësin. Ekipi verilindor është dorëzuar përsa i përket titullit kampion dhe objektivi i vetëm tani është trofeu i Kupës së Shqipërisë.

Sikur të mos mjaftonin problemet me trajnerët, pasi Gjici asnjëherë nuk është i kënaqur me punën e tyre dhe i zëvendëson kur t’i teket, ekipi verilindor këtë sezon ka pasur probleme dhe mes grupit të lojtarëve.

Së fundi, dy nga pikat kyçe, Reginaldo dhe William Cordeiro kanë vendosur të largohen në fund të këtij sezoni.

“Panorama Sport” bën me dije se të dy lojtarët kanë shprehur vullnetin e tyre për t’u larguar nga ekipi nënkampion dhe kanë depozituar të hënën në FSHF kërkesat se nuk duan të zgjasin klauzolat e kontratave. Kjo do të thotë se Reginaldo do të largohet pas datës 31 maj, mbase nuk do të luajë as finalen e Kupës (nëse verilindorët e arrijnë), ndërsa Cordeiro pas Kupave të Europës.

Sulmuesi mozambikas ka shënuar 10 gola këtë sezon, duke qenë golashënuesi më i mirë, ndërsa braziliani Cordeiro ka shënuar vetëm 4 gola. Pa mbaruar mirë sezoni aktual, Gjici duhet të mendojë për afrimet që do të bëjë në sezonin e ri dhe duke ditur rëndësinë e këtyre dy lojtarëve që do të largohen, nuk do ta ketë aspak të lehtë të gjejë zëvendësuesit idealë të tyre.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE