Connect with Us

Edi Reja nis nga puna/ Shkon në Greqi për të ndjekur derbin e shqiptarëve

Sport

Edi Reja nis nga puna/ Shkon në Greqi për të ndjekur derbin e shqiptarëve

Publikuar

-

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka nisur nga puna si trajner dhe po përgatitet për futbollistët që do të ketë në muajin qershor për dy ndeshjet që Shqipëria luan ndaj Islandës dhe Moldavisë. Dy takimet kualifikuese për në Euro 2020, do të jenë njëkohësisht edhe dy takimet e para të trajnerit Reja në krye të Shqipërisë.

Reja ka udhëtuar së fundmi në drejtim të Greqisë për të parë më nga afër futbollistët kuqezi. Sipas asaj që raporton “Klan TV”, Reja do të ndjekë nga afër Ergys Kaçen, Enea Mihajn dhe Migjen Bashën të cilët aktivizohen me skuadra të ndryshme në kampionatin helen.

Ditën e sotme, Panathinaikosi i Kaçes do të përballet me Panetolikosin e Enea Mihajt dhe trajneri i ri i Shqipërisë do të jetë në stadium për të ndjekur nga afër takimin. Sakaq, pritet që të marrë informacion edhe në lidhje me Migjen Bashën që aktivizohet me skuadrën e Arisit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: