Sport
Rroga e lartë? Jo, jo/ Ja pse presidenti i Juves nuk e duron dot Allegrin

Ngrirja e marrëdhënieve dhe divorci i paralajmëruar mes Juventus dhe trajnerit Massimiliano Allegri tashmë ka ushqyer aludimet e shumta mbi atë që do të jetë tekniku i ardhshëm i bardhezinjve.
Por jo vetëm kaq. Mediat italiane, pas spekulimeve të shumta, pretendojnë se kanë gjetur motivin e vërtetë që fshihet pas largimit potencial të Allegrit.
Është gazeta “La Repubblica” ajo që ka raportuar se motivi i divorcit mes trajnerit Allegri dhe presidentit të Juventus, Agnelli nuk ka të bëjë me kontratën e ardhshme dhe as me çështje financiare.
Në fakt, sipas të njëjtit burim informacioni, presidenti Agnelli kërkon një trajner me një përqasje të freskët taktike, çka e bën thuajse zyrtar largimin e Allegrit nga Juventus.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania