Connect with Us

A do që të bjerë Tirana nga Kategoria Superiore?/ Ja si përgjigjet kapiteni i Partizanit

Sport

A do që të bjerë Tirana nga Kategoria Superiore?/ Ja si përgjigjet kapiteni i Partizanit

Publikuar

-

Në prag të derbit Partizani-Tirana që do të luhet nesër, në konferencën e sotme për shtyp kanë folur trajneri Skënder Gega dhe kapiteni i të kuqve, Alban Hoxha.

Gardiani i të kuqve ka folur për titullin që është një hap larg, rivalitetin në derbi dhe është treguar i sinqertë nëse do që Tirana të bjerë nga Kategoria apo jo.

“Nuk do kishte gjë më të bukur se të fitojmë titullin në derbi. Kaq shumë vite pritje, një sezon i gjatë, lodhje, stres, tani erdhi momenti i madh, ku mund të fitojmë trofeun. Megjithatë, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, nuk ka mbaruar”.

“Çdo derbi është i veçantë, kam kaq vite te Partizani, kemi qenë afër titullit edhe më parë, por këtë radhë është ndryshe. Është derbi i veçantë sepse fitorja na shpall kampionë, kaq qenë një pritje shumë e gjatë. Në 6 vitet e mia, ky do jetë derbi më i bukur”.

“Tirana në Kategorinë e Parë? Janë përralla gazetash, nuk e mendojmë fare dhe nuk duam që Tirana të bjerë. Për ne dhe për mua Tirana është mirë të qëndrojë në Superligë, ashtu si duhet të kthehet edhe Dinamo, për shembull. Derbi mbush stadiumin dhe ndez interesimin e medias, ndërkohë që edhe lojtarët vitrinë perfekte për të ardhmen kanë derbin. Nuk dua të bëj show këtu, mendimi im është që Tirana është mirë të mos bjerë”, u shpreh kapiteni i të kuqve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Rangers, por shikoni çfarë i ndodh Kamberit

Publikuar

-

Nga

Prurja më e re e Kombëtares shqiptare, Florian Kamberi, gjeti rrugën e rrjetës me Rangers, por anësori do i prishte festën sulmuesit. Kamberi e nisi nga stoli takimin mes Rangers dhe Livingstonit, ndërsa Gerrard vendosi ta aktivizonte në minutën e 56 të ndeshjes. Kent do të kalonte ekipin skocez në avantazh 3 minuta pas hyrjes […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Asnjë karton të kuq dhe autogol”, Rrahmani: Titullin këtë vit dua që ta marrë …

Publikuar

-

Nga

Amir Rrahmani po zhvillon një sezon fantastik te Verona. Jo vetëm, pasi bashkë me Kumbullën kanë arritur të ndalnin sulmet më të frikshme të Serie A. Ai pati një lidhje me video me Supersport, ku foli për gjithçka. Temë e nxehtë ishte e ardhmja, ku sipas tij asnjëherë nuk i dihet. ”Lazio kishte disa raste. […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shpulla dhe lëvizje si në Wrestling, nuk do e besoni si reagon Igli Tare pas fitores me Interin

Publikuar

-

Nga

Igli Tare nuk është përmbajtur pas fitores së fundit që ka marrë Lacio ndaj Interit në shifrat 2-1. Si një finale e parakohshme është pritur kjo përballje, pasi luhej mes dy ekipeve që pretendojnë të fitojnë titullin kampion në Seria A. Drejtori sportiv i kryeqytetasve është një nga personat më të lavdëruar në këto kohë […]

LEXO TE PLOTE