Connect with Us

Mungojnë golashënuesit/ Për Gegën nuk ka problem, në derbi pret gol nga… Hoxha

Sport

Mungojnë golashënuesit/ Për Gegën nuk ka problem, në derbi pret gol nga… Hoxha

Publikuar

-

Përveç Alban Hoxhës, në konferencën e sotme për shtyp ka qenë dhe trajneri, Skënder Gega. Me qeteësinë që e karakterizon, Gega ka folur për derbin, titullin kampion, mungesat e rëndësishme, por për të ka rëndësi vetëm fitorja dhe jo kush shënon gol, këtë gjë mund ta bëjë dhe Alban Hoxha.

“Është ndeshja e radhës por është ndaj Tiranës dhe është specifike, aq më tepër kur sheh pozicionet që jemi. Besoj se ka ardhur fundi dhe shpresoj që tja dalim edhe me derbin edhe me rrugëtimin e gjatë që kemi bërë”.

“Përsa i përket mungesave, janë tre lojtarë që kanë kontribut të jashtëzakonshëm, por për fat të mirë edhe pjesa tjetër është munduar gjithmonë dhe shpresoj të vijojë e njëjta performancë. do njeri që do të luajë do të mundohet të bëjë punën e Asanit, Mensah apo Telushit”.

“Asnjëherë nuk kemi caktuar gola, pasi ato vijnë gjatë ndeshjes. Shpresoj që çdokush të bëjë më të mirën. Alban Hoxha mund të shënojë nesër. Nuk e di si vjen situata. Penallti apo korne, e rëndësishme është ta përfundojmë me sukses. Ditën e parë që kam ardhur nuk kemi premtuar trofeun, por një ekip me mentalitet fitues. Jam krenar për të gjithë çunat dhe për stafin për të gjithë”, u shpreh trajneri i të kuqve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Shqipëria të marrë shembull, ja sa milionë euro jep Kosova për të shpëtuar futbollin pas COVID-19

Publikuar

-

Futbolli në vendin tonë dhe në Kosovë është shumë e lehtë të prekë fundin, pasi është vetëm pak mbi të. Koronavirusi është gati t’i japë të shtyrën finale për të sjellë kapitullimin, por në Kosovë duket se e duan futbollin dhe ndihmojnë për të mos e hedhur në tapet sportin e dashur të tyre. Ndryshe […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Cikalleshi shembullor, ja si i rrespekton rregullat e karantinës

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi ashtu si në çdo shtet tjetër ka mbërthyer edhe futbollin turk dhe të gjithë lojtarët do të duhet të stërviten në kushte shtëpie për të mbajtur trupin e tyre në formë dhe gati për një rifillim të mundshëm të kampionatit. Ditën e sotme bashkëshortja e kavajasit ka publikuar një video me momente nga stërvitja […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Batuta epike e Shametit: Ja përse koronavirusi nuk ka shkuar ende në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme u zbuluan edhe 15 raste të reja të njerëzve të prekur me koronavirus në vendin tonë, por ende një nga qytetet e paprekura është Gjirokastra. Në listën e vendeve ku Covid-19 ka arritur janë plot 17 qytete, por vendlindja e Ylli Shametit nuk është prekur ende. Arsyet mund të jenë shumë, por […]

LEXO TE PLOTE