Connect with Us

Plas skandali në Zvicër/ Ja si u zhdukën miliona franga me emrin e Armando Sadikut

Sport

Plas skandali në Zvicër/ Ja si u zhdukën miliona franga me emrin e Armando Sadikut

Publikuar

-

Në Wil të Zvicrës këto ditë po zhvillohet një gjyq i çuditshëm, i cili sheh si protagonist të “jashtëm” edhe sulmuesin e përfaqësueses shqiptare, Armando Sadiku. Në fakt, bëhet fjalë për një gjyq ndaj një kompanie e cila duke përdorur emrin e tij, ka zhdukur rreth 2,8 milionë franga nga persona të cilit ishin gati të investonin në bursë për të.

Ngjarja është bërë publike nga një shtetas zviceran, i cili ka hedhur në gjyq kompaninë dhe kërkon dëmshpërblim, pasi i kanë marrë 130 mijë franga. Ai ka treguar se kishte shkuar në një firmë konsulence financiare për të depozituar një fond pensioni disa vite më parë dhe ata e kishin këshilluar që të blinte aksione të kompanisë “Santander Estate AG” në vitin 2012. Aksionet e saj kushtonin 7 franga zvicerane secili dhe sipas pronarëve, vlera e tyre do të rritej në mënyrë të garantuar me 1 frangë në vit.

Përfitimet e kompanisë do të ishin të gjitha në botën e futbollit dhe ata kishin treguar dokumente me firmën e futbollistëve që sipas tyre menaxhonin, ku emri më i spikatur ishte Armando Sadiku i cili sapo kishte mbërritur në Zvicër te Lokarno dhe po shënonte me rregullsi mbresëlënëse duke siguruar transferimin te Lugano në vitin 2012.

Personi në fjalë kishte blerë aksione për 130 mijë franga, por në vitin 2014 mori lajmin e keq, pasi kompania në fjalë ishte deklaruar e falimentuar nga autoritetet fiskale, pasi si fillim nuk duhej të kishte qenë kurrë aktive. Ishte thjesht një mashtrim. Sipas informacioneve të publikuara në gjyq, në arkat e kompanisë kishte gjithsej 634 franga zvicerane, ndërsa kundër saj ka ankesa nga persona që kishin blerë aksione për një shifër prej 2,8 milionë frangash.

Kompania dhe pronarët janë zhdukur, por të gjithë kërkojnë dëmet nga firma ndërmjetësuese, e cila duhej të kishte informuar personat që po investonin në një kompani e cila si fillim nuk kishte licencë. Gjithçka kuptohet që ishte një mashtrim i madh financiar, nga i cili janë zhdukur miliona franga, duke gënjyer personat që po mendonin të kursenin para për pensionet e tyre me emrin e Armando Sadikut, me këtë të fundit sigurisht të pandërgjegjshëm për mënyrën se si po përdorej imazhi i tij. /Marrë te vipsport.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E kërkon e gjithë bota, ish-trajneri zbulon ku do ta mbyllë karrierën Ibrahimovic

Publikuar

-

Pak ditë më parë përmes një postimi në rrjetet sociale, Zlatan Ibrahimovic njoftoi largimin nga LA Galaxy. 38-vjeçari është në kërkim të një destinacioni të ri, ndërkohë që shumë ekipe nga e gjithë bota janë të interesuara për shërbimet e tij. Ndërkohë ish-trajneri i tij i fundit, Guillermo Barros Schelotto, ka zbuluar Ibra do ta […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Ylli i madh i hedh “benzinë zjarrit”/ Emocionohem më shumë kur luaj për Kombëtaren sesa për Realin

Publikuar

-

Edhe pse nuk u largua gjatë verës së kaluar, situata e Gareth Bale te Reali nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga sezoni i kaluar. Uellsiani kalon më shumë kohë i dëmtuar, edhe kur nuk është i dëmtuar, aktivizohet pak nga Zidane, gjithmonë i kritikuar nga tifozët dhe largimi i tij në merkaton e ardhshme […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Formacioni më i mirë deri tani në Serie A, Ronaldo mbetet jashtë

Publikuar

-

Kur kanë kaluar 12 javë nga ky sezon i Serisë A, “Sky Sport” në bashkëpunim me “Opta Paolo” kanë zgjedhur formacionin më të mirë deri tani. Kryesuesit e Juventusit përfaqësohen nga dy lojtarë Szczesny dhe Pjanic, por jo Cristiano Ronaldo. Lazio dhe Interi kanë më shumë lojtarë, nga 3. Milani përfaqësohet vetëm me blerjen e […]

LEXO TE PLOTE