Connect with Us

Basketboll meshkuj/ Titulli kampion mbetet në Durrës, por jo te Teuta (video)

Sport

Basketboll meshkuj/ Titulli kampion mbetet në Durrës, por jo te Teuta (video)

Publikuar

-

Goga Basket është kampion i Shqipërisë në sezonin 2018-2019 në basketboll për meshkuj. Ekipi durrsak mposhti rivalin e qytetit, Teutën, duke fituar titullin pasi triumfoi në serinë e finaleve me shifrat 3-2.

Goga domininoi gjatë gjithë takimit, duke fituar ndeshjen me shifrat e thella 81-60.

Perioda e parë nuk prodhoi shumë pikë, me Goga që e mbylli në avantazh të katër pikëve, 16-12. Me rikthimin në fushë, Teuta u mundua të reagonte, duke e ngushtuar në 3 pikë distancën. Goga e mbylli me avantazhin 33-30. Perioda e tretë thelloi distancat mes skuadrës. Plot 11 pikë avantazh, ku Goga kryesonte 59-48.

Ndërkohë perioda e katërt “zbuloi” edhe fituesin e kësaj supersfide. Goga fitoi me shifrat e thella 81-60, duke fituar të drejtën për të ngritur lart trofeun. Sezonin e kaluar ishte Teuta që shpallej kampion, ndërsa këtë sezon trofeu mbetet sërish në Durrës, por këtë herë te Goga Basket.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Seria A

E vështirë ta besoni/ Ja sa oferta refuzoi Gattuso para se të pranonte Napolin

Publikuar

-

Gazeta italiane La Repubblica, tregon disa prapaskena interesante rreth kalimit të Gennaro Gattusos te Napoli. Përpara se të pranonte ofertën e presidentit të klubit të kaltër Aurelio De Laurentiis, Gattuso ka refuzuar plot 18 oferta që kanë mbrritur në drejtim të tij nga klube italiane dhe klube të huaja. Pistat më konkrete ishin ato të […]

LEXO TE PLOTE
" "

BundesLiga

U mund sërish nga Bayerni/ Mourinho befason me dëshirën e tij

Publikuar

-

Tottenham u mposht 3-1 dje në mbrëmje nga Bayern Munchen, të cilët e mbyllën në mënyrë të përkryer grupin B. Para dy muajsh në ndeshjen e parë mes dy ekipeve në Londër, gjermanët turpëruan vendasit me rezultatin tenistik 7-2. Megjithatë trajneri Mourinho kërkon sërish një ndeshje me Bayernin. ‘’Dëshira ime është që ne të vijmë […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Vetëm pak orë që kanë dalë, nuk do e besoni sa bileta janë shitur deri tani për derbin

Publikuar

-

Nga

Nesër, duke filluar nga ora 19:00, do të luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, sfidë e vlefshme për javën e 15-të, të Kategorisë Superiore. Ky derbi do të luhet në stadiumin e ri “Air Albania”, që do të presë për herë të parë një ndeshje të Kategorisë Superiore. Sot kanë dalë në shitje […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Zgjidhet kriza e rrogave/ Skënderbeu i kthehet normalitetit, publikon çmimet e biletave ndaj Vllaznisë

Publikuar

-

Nga

Të shtunën, në orën 16:00, në stadiumin “Skënderbeu”, do të luhet takimi i javës së 15-të mes Skëndërbeut dhe Vllaznisë. Klubi i Skënderbeut njofton se ditën e sotme, ka nisur shitja e biletave për këtë sfidë delikate, për të të dyja ekipet. Bileta me e lirë do të kushtojë 200 lekë të rinj, ndërsa më […]

LEXO TE PLOTE