Sport
“Panorama Sport” kapet duke vjedhur

Redaksia sportive e CNA.al, një sektor modest në faqen tonë online, dje ka raportuar një lajm ekskluziv në lidhje me ekipin e Skëndërbeut dhe çështjen e tij në CAS, lajm i cili është vjedhur dhe kopjuar në mënyrë qesharake dhe të turpshme nga një redaksi 100% sportive dhe një gazetë që pretendon se është kryesorja dhe elitarja në vend.
CNA.al ka qënë e para që ka zbardhur lajmin e dënimit të Skëndërbeut, por edhe shumë ngjarje të tjera dhe ansjëherë në asnjë rast nuk është cituar. Gazetat sportive vazhdojnë të ngelin problematike, të paafta për të bërë gazetari të vërtetë, për të investiguar lajme sportive apo për të zbardhur ngjarje dhe evente të ndryshme.
Duke qënë të parët që kemi raportuar lajmin për dënimin e ekipit të Skëndërbeut dhe shpesh kryesorët në atë dosje, edhe dje kemi qënë një hap para kolegëve tanë, ritheksojmë këtu se ne nuk kemi një profil të fortë sportiv, dje siguruam një informacion ekskluziv nga burimet tona në CAS, ashtu si herët e kaluara, se përtej deklarimeve se gjyqi do bëhej nga 4 deri në 6 javë, pra që tashmë këto ditë do të ishte mbyllur dhe do ishte dhënë vendimi i CAS, kjo nuk ka ndodhur por pas interesimit në mësuam në Gjykatën Sportive se vendimi do të jepej me 21 qershor.
Lajmin e raportuam në mënyrë korrekte dhe prisnim që edhe kolegët e tjerë ta botonin. Nuk do të ishte asnjë problem, në rast se do të citoheshim për informacionin e dhënë, për shkakun se ishte ky staf që punoi, telefonoi, investigoi për dy ditë me radhë, derisa mori një përgjigje për datën e saktë, të cilen ne e raportuam dje, në datën 21 maj, në orën 11:11.
Por çfarë ndodhi?
Panorama Sport nuk e raporton lajmin, por e vjedh raportimin e redaksisë sportive të CNA.al.
Më poshtë keni fotot që tregojnë publikimin e lajmit dje nga CNA.al, dhe sot nga Panorama Sport. Linket e shkrimeve, por edhe foto të lajmeve dhe për më tepër lajmin ekskluziv të CNA.al, Panorama Sport e shet si lajm ekskluziv, por në fakt është një ditë me vonesë dhe i vjedhur dhe nga ana tjetër edhe teksti i shkruar është një copy-paste, marrë nga shkrimi i CNA.al.
Pra, në të gjitha rastet duket që është një vjedhje. Ne nuk pretendojmë se do të kemi një audiencë të madhe sportive, por ato lajme sporti të cilat janë ekskluzive dhe të ndikueshme në opinionin publik sportiv, ne përpiqemi të jemi të saktë dhe të krijojmë edhe ne profilin tonë, por del një gazetar i papërgjegjshëm, një drejtues i papërgjegjshëm apo dikush tjetër që shkon e vjedh çfarë i del përpara dhe quan ekskuzive atë që nuk e ka ekskluzive. Punën e kolegut e quajnë të tyren dhe gënjejnë ndoshta dhe eprorët dhe biznesmenët që i financojnë.
Gjithësesi kjo nuk ka rëndësi, për ne ka rëndësi profesionalizmi dhe sot të paktën jemi krenarë që edhe në lajmet sportive jemi përpara të tjerëve, e jo përpara agjencive të lajmeve dhe të gazetave me profil të përgjithshme, por pikërisht disa hapa para, edhe një ditë para redaksisë më profesionale, e pretenduar në Shqipëri, që në fakt rezulton të jetë veçse një copy-paste me vonesë e CNA.al.
Shkrimi i botuar nga CNA.al:
https://www.cna.al/2019/05/21/ekskluzive-cna-meson-daten-zyrtare-kur-cas-do-marre-vendimin-per-skenderbeun/?fbclid=IwAR0QhgugudoTFsvYsO38WjXJRvFJk3zTWvBAr1mJ03P-L3a-2Hs3P9WD14Y
Shkrimi i vjedhur nga Panorama Sport:
Lajme të Rekomanduara:

E bujshme/ Enea Jorgji do gjykojë Inter-Barcelona
Aktivizimi i gjyqtarëve shqiptarë në arenën europiane po bëhet tashmë i vazhdueshëm. Pas gjykimit në Europa Ligë, në fazën e grupeve në Turqi, Enea Jorgji...

Situata pas tërmeteve, ja gjendja e stadiumit “Air Albania” nga dëmtimet strukturore
Tërmeti i datës 26 nëntor solli pasoja negative për Shqipërinë. Veç frikës legjitime dhe dëmëve materiale, tragjedia la pas 51 viktima. Të shumtë ishin klubet...