Sport
Neymar lëshon ‘bombën’ e radhës/ Po tani ku do të transferohet?

Pas Kylian Mbappe që disa ditë më parë tha se është i gatshëm për përgjegjësi më të mëdha, ndoshta edhe larg PSG-së, tani është Neymar që ka shkaktuar stuhi me një deklaratë të tij.
Ylli brazilian ka hedhur dyshime për të ardhmen tij te PSG. “Unë jam një njeri që i pëlqen sfidat e reja”, ka deklaruar Neymar, duke nxitur akoma dhe më shumë spekulimet për qëndrimin ose jo te ekipi francez.
E ardhmja e Neymar mund të jetë rikthimi në La Liga, Real Madrid po shikon mundësinë e transferimit të brazilianit që pëlqehet shumë nga Zidane. Kujtojmë se Neymar në vitin 2017 për 222 milionë euro kaloi nga Barcelona te Paris Saint Germian dhe mban rekordin si futbollisti më i shtrenjtë në histori. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania