Connect with Us

Reagon ashpër Hallaçi/ Nuk e meritoja mënyrën si më larguan

Sport

Reagon ashpër Hallaçi/ Nuk e meritoja mënyrën si më larguan

Publikuar

-

Rrahman Hallaçi nuk është më pjesë e Kukësit. Klubi doli me njoftim zyrtar se kjo ndarje ka ardhur me dëshirën e vet të ish-kapitenit, por Hallaçi ka përgënjeshtruar gjtihçka. Duke kujtuar vitet e arta, Hallaçi ndër të tjera shkruan: “Unë personalisht nuk doja kurrë të ikja nga Kukësi im, por vetëm kaq, nuk dua të flas më shumë për arsyet e largimit dhe as nuk mundet njeri të më largojë nga Kukësi përfundimisht ndonjëherë”.

Postimi i plotë:

“Përshëndetje miq! 8 vite së bashku përjetuam emocione të jashtëzakonshme, fituam trofe, kaluam shumë raunde në Europë, e ngritëm emrin e Kukësit shumë lart dhe për këtë jam shumë krenar si kuksian i vërtetë dhe shumë i fortë. Gjej rastin të falënderoj iniciatorin e planit të ngritjes së Kukësit në futboll, Z.HASAN HALILAJ, FAMILJEN KASTRATI, Z.FLAMUR HOXHA, Z.BASHKIM GJOKA, Z.RAME GECI, PRESIDENTIN SAFET GJICI PER INVESTIMIN KOLOSAL QE KA BERE NE KUKES, si dhe shumë njerëz të tjerë të nderuar, që kanë kontribuar për Kukësin, me shumë respekt për të gjithë.

Unë personalisht nuk doja kurrë të ikja nga Kukësi im, por vetëm kaq, nuk dua të flas më shumë për arsyet e largimit dhe as nuk mundet njeri të më largojë nga Kukësi përfundimisht ndonjëherë, por mënyrën si më larguan nuk e meritoja. Falënderoj të gjithë dashamirësit e mi e të gjithë tifozët e mrekullueshëm kuksianë që më kanë mbështetur në çdo hap. Për mua ata janë special. E vështirë ndarja me Kukësin, por nuk ishte zgjedhja ime kjo. Suksese të mëtejshme FK KUKESIT”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE