Connect with Us

Tërmet në La Liga/ Klubi i njohur rrezikon zhdukjen, zbulohet ndeshja e trukuar (video)

Sport

Tërmet në La Liga/ Klubi i njohur rrezikon zhdukjen, zbulohet ndeshja e trukuar (video)

Publikuar

-

Futbolli spanjoll është tronditur jo pak ditën e sotme, teksa ka plasur një skandal i bujshëm. Presidenti i Huesca, ekip që këtë sezon luajti në La Liga, është arrestuar nën akuzën e trukimit të ndeshjeve.

Përveçse numrit një të klubit, janë arrestuar edhe disa lojtarë që vitin e shkuar kanë qenë në ekipin e Huesca-s. Së fundmi, “La Liga” në një komunikatë zyrtare ka bërë me dije edhe ndeshjen që dyshohet si e trukuar.

Sfida e luajtur në majin e vitit 2018, mes Huesca dhe Gimnatic Tarragona është ndeshja për të cilën bëhet fjalë. Në atë kohë, vendasit e Huesca-s e kishin siguruar ngjitjen në La Liga, ndërsa miqtë luanin për mbijetesë.

Favorit supozohej të ishte Huesca, por vendasit ishin pa motiv, kështu që kuotat ishin gati-gati të balancuara në baste. Gjithsesi, disa orë përpara ndeshjes, fitorja e Gimnastic u ul në mënyrë drastike, duke prekur kuotën 1.5. Madje disa kompani e hoqën si ndeshje.

Gjithashtu, përveç fitores së miqve, shuma të mëdha ishin luajtur edhe për barazim në pjesën e parë, ku diçka e tillë ndodhi, pasi ndeshja përfundoi 0-1 me gol të Uches në minutën e 72-të. Tashmë, Huesca rrezikon shumë, teksa mund të përfundojë në kategoritë më të ulëta si pasojë e dënimit, ose deri në zhdukjen e klubit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Ermir Lenjani tregon padrejtësinë e turpshme që i bënë në Zvicër për shkak të koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Ermir Lenjani do të bënte bujë përpara disa ditësh, pasi do të largohej nga Sioni së bashku me 8 lojtarë të tjerë. Kjo pasi futbollistët nuk pranuan uljen e rrogave dhe presidenti Christian Constantin mori masën më ekstreme. Por çfarë ndodhi realisht? Një padrejtësi mund të thuhet se i është bërë këtyre lojtarëve, ndërsa vërtet […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Presidenti i Juventusit u shkruan letër Kukësit, Partizanit dhe Vllaznisë

Publikuar

-

Nga

Pandemia që ka pushtuar të gjithë botën ka vënë në rrezik serioz të ardhmen e futbollit në Europë, pasi klubet po përballen me një krizë të madhe financiare si pasojë e ndalimit të të gjitha aktiviteteve. Kjo ka shtyrë presidentin e Juventusit, Andrea Anjeli, që t’u shkruajë të gjithë anëtarëve të ECA, organizatës që klubeve […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Tronditet Kristal Abazaj, Anderlehti kërkon t’i heqë rrogën 12 mijë euroshe

Publikuar

-

Nga

Kristal Abazaj u huazua në fillim të sezonit, nga skuadra belge e Anderlehtit, drejt Kukësit, ku gradualisht po fitonte formën e dikurshme, duke u shndërruar në një protagonist te skuadra verilindore. Situata e krijuar për shkak të Koronavirusit, pritet të rëndojë nga ana ekonomike, futbollistin e Kombëtares, të cilit i është kërkuar nga klubi belg […]

LEXO TE PLOTE