Connect with Us

Zidane dorëzon listën/ Ja kush janë futbollistët e Realit që shpëtojnë dhe ata që duhet të largohen

Sport

Zidane dorëzon listën/ Ja kush janë futbollistët e Realit që shpëtojnë dhe ata që duhet të largohen

Publikuar

-

Nga grupi aktual i lojtarëve që ka skuadra e Real Madrid, 18 prej tyre do të veshin fanellën “los blancos” edhe sezonin tjetër. Sipas “goal.com”, trajneri Zinedine Zidane i ka dorëzuar klubit listën me 18 futbollistë, me të cilët do të vijojë punën edhe sezonin e ardhshëm.

Në portë, i besuari i trajnerit francez do të jetë belgu Thibaut Courtois, ndërsa Keylor Navas do të largohet, pasi nuk dëshiron të jetë portieri i dytë. Në mbrojtje, të sigurtë janë Dani Carvajal, Alvaro Odriozola, Sergio Ramos, Raphael Varane, Nacho, Marcelo dhe i sapoardhuri Eder Militao.

Në mesfushë, treshja titullare do të jetë Casemiro, Toni Kroos dhe Luka Modric. Ndrësa alternativat e tyre janë Fede Valverde, Lucas Vazquez dhe Marco Asensio, që do të qëndrojë në Madrid. Në sulm, të sigurtë janë Karim Benzema, Vinicius Jr si dhe braziliani Rodrygo, që do të mbërrijë para se të nisë sezoni i ri.

Të gjithë futbollistët e tjerë, përfshi Gareth Bale si dhe Luca Zidane, djali i trajnerit, Mariano Diaz, Jesus Vallejo etj, do të largohen gjatë merkatos së verës. Pra, te Reali Madrid po nis një revolucion.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: