Connect with Us

E bujshme/ Skënder Gega largohet nga Partizani

Sport

E bujshme/ Skënder Gega largohet nga Partizani

Publikuar

-

Skënder Gega nuk do të jetë më trajner i Partizanit. Drejtuesit e klubit dhe trajneri kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre, raporton Supersport.

Ndonëse Partizani u shpall kampion prej disa javësh, rinovimi mes tyre vonoi dhe të dy palët “dribluan” disi pyetjet për rinovimin, edhe pse në fakt drejtuesit e klubit deklaruan se ata ishin gati të blindonin teknikun me një marrëveshje afatgjatë.

Por në bisedimet e fundit mes dy palëve, është vendosur që marrëveshja të mos vazhdohet, pasi Gega ka cituar arsye personale që e shtynin të largohej, me klubin që e ka mirëkuptuar në këtë aspekt.

Pritet që palët të dalin në ditët në vijim të flasin publikisht për këtë vendim të papritur, që vjen si një rrufe në qiell të hapur në klubin e kuq, pak ditë pas festës madhështore të titullit të shumëpritur.

Strategu 55-vjeçar iu bashkua “Demave të Kuq” në fillim të sezonit që sapo u mbyll, duke bërë një punë shumë të mirë dhe duke rikthyer titullin kampion në kampin e kuq, pas 26 viteve mungesë.

Me plot 70 pikë, Gega shpalli Partizanin kampion të Shqipërisë. Në 36 javë kampionat, të besuarit e Gegës morën 20 fitore, 10 barazime dhe vetëm 6 humbje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: