Connect with Us

Rrëfehet Lorik Cana/ Reja është trajneri i duhur, por ka diçka që më shqetëson

Sport

Rrëfehet Lorik Cana/ Reja është trajneri i duhur, por ka diçka që më shqetëson

Publikuar

-

Ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, vazhdon punën e tij intensive me fondacionin “Lorik Cana 5”, ku në fokusin e tij është promovimi i sportit te moshat e reja. Cana, për emisionin “Ora e Tiranës”, foli për kombëtaren kuqezi, shanset që kanë për kualifikim dhe trajnerin e ri, Edi Reja.

KOMBËTARJA – “Sinqerisht, kjo kombëtare mund të japë edhe më shumë. Pjesa më e rëndësishme, që është shtylla e skuadrës, është ende aty. Pas disa vitesh, mund të çalojë disi Shqipëria, kur të largohen ata lojtarë që kanë qenë pjesë e Europianit, por tani mund të japin edhe më shumë. Ka eksperiencë dhe shpresoj që në të ardhmen të jetë prapë një kombëtare e suksesshme”.

EDI REJA – “Një nga trajnerët më me shumë eksperiencë, jo vetëm në Itali, por në të gjithë botën. Një problem të vogël ka, pasi nuk ka eksperiencë jashtë Italisë, përveç Hajdukut të Splitit besoj, por nëse kjo gjë anashkalohet dhe lidhet menjëherë me lojtarët, besoj do të bëjë mirë. Ai ka eksperiencën e duhur që t’ia marrë më të mirën këtij grupi”.

KUALIFIKIMI – “Nuk e di, besoj se nuk e kemi filluar në mënyrën më të mirë. Humbja me Turqinë na lë disi mbrapa për vendin e dytë, pasi Franca nuk duhet llogaritur. Me Turqinë dhe Islandën, nuk jemi shumë larg, por humbja këtu me Turqinë, na ka prishur shumë punë. Me Andorrën, e kryem punën tonë, por transferta në Islandë do të jetë e vështirë. Reja tha që me Islandën dhe Moldavinë firmos për katër pikë, për aq firmos dhe unë”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: