Connect with Us

Hazard te Reali/ Tifozë madrilenë, ja kur bëhet prezantimi

Sport

Hazard te Reali/ Tifozë madrilenë, ja kur bëhet prezantimi

Publikuar

-

Eden Hazard dhe Real Madrid janë të destinuar për t’u bashkuar këtë verë. Marrëveshja është e kryer si me lojtarin ashtu edhe me klubin e Chelseas dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

“El Chiringuito TV” raporton se 28-vjeçari do të zyrtarizohet në orët në vazhdim si futbollisti më i ri i galaktikëve.

Kjo blerje do t’i kushtojë Florentino Perez 100 milionë euro. Hazard pritet të prezantohet brenda dy ditëve në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Ai bëhet blerja e dytë e kësaj vere për Realin. Luka Jovic u vesh dje i bardhë për shifrën e 65 milionë eurove.

Në Madrid po ndodh një revolucion i madh me lojtarë të mëdhenj që do largohen dhe të tjerë që do afrohen. Eden Hazard pritet të jetë lokomotiva e “Los Blancos” drejt trofeve. Ai vjen edhe me synimin e tij për t’u ulur në fronin e më të mirit në botë, diçka që nuk ja mundësonin në Londër.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: