Connect with Us

Daja rikthehet te Skënderbeu?/ Kjo deklaratë e trajnerit i thotë të gjitha

Sport

Daja rikthehet te Skënderbeu?/ Kjo deklaratë e trajnerit i thotë të gjitha

Publikuar

-

Ilir Daja është opsion për Skënderbeun. Trajneri kryeqytetas, i cili sezonin e fundit drejtoi Flamurtarin dhe e mbylli kampionatin në vendin e pestë, ka disa oferta. Korçarët duan ta rikthejnë në stol, por në klub momentalisht nuk kanë dalë me një qëndrim.

Daja nga ana tjetër ka folur dhe ka lënë të hapur mundësinë e një bashkëpunimi me bardhekuqtë: “Nuk e përjashtoj aspak mundësinë për të qenë pjesë e ekipit të Skënderbeut. Jam më se i lumtur për atë që kemi arritur së bashku me futbollistët dhe presidencën. Nuk e mohoj që vazhdoj të jem në kontakte me drejtuesit e Skënderbeut dhe në momentin e duhur mund të ketë edhe një finalizim”.

Trajneri kryeqytetas, ka vijuar me deklaratën e tij në RTSH Sport: “Unë jam i gatshëm për Skënderbeun, edhe pse ka shumë kërkesa nga ekipe të ndryshme. Për momentin më duhet të pushoj dhe më pas do të vendos. Gjithsesi të mos keqkuptohemi, nuk po pres aspak se cila do të jetë përgjigja e CAS. Uroj që Skënderbeun ta shoh në Europë që këtë sezon, pasi është vlerë e futbollit shqiptar”.

“Jam gati të punoj në çdo rrethanë me Skënderbeun, por e përsëris: një trajneri i duhet një motiv maksimal për të qenë vetvetja dhe kërkues në nivelin maksimal. Këto mua nuk më mungojnë dhe besoj se me Skënderbeun gjithçka është e realizueshme”, u shpreh Daja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: