Sport
Prezantohet ylli i ri i Realit/ E pabesueshme se çfarë bëjnë tifozët (video)

Entuziazëm në Madrid për prezantimin e Luka Jovic. Sulmuesi serb i blerë për 60 milionë euro nga “Los Blancos” pas sezonit fantastik që zhvilloi me fanellën e Eintracht Frankfurt, është prezantuar para tifozëve të zjarrtë të Realit, të cilët ishin të shumtë në shkallët e “Santiago Bernabeut”, a thua sikur bëhej fjalë për ndeshje zyrtare.
Jovic u shfaq shumë i lumtur që është bërë pjesë e Realit, skuadrës me të cilën ka qenë tifoz që në fëmijëri. Talenti serb theksoi se do të përpiqet të shkruajë historinë me “Los Blancos” dhe të fitojë sa më shumë trofe.
Presidenti Perez i uroi mirëseardhjen lojtarit, duke nënvizuar se është krenar për të, pasi e di që sulmuesi nga tani e tutje do të mbajë veshur fanellën me të cilën flinte kur ishte i vogël.