Connect with Us

SHBA fiton 13-0 në Kupën e Botës për femra/ Acarohen tifozët (video)

Sport

SHBA fiton 13-0 në Kupën e Botës për femra/ Acarohen tifozët (video)

Publikuar

-

Kupa e Botës në futbollin e femrave që po zhvillohet në Francë po tregon se ka diferenca të mëdha mes kombëtareve.

Një gjë e tillë është parë edhe në ndeshjen e mbrëmjes së kaluar kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pretendentë për të fituar trofeun, shkatërruan 13-0 kombëtaren e Tajlandës.

Por përveç rezultatit, ajo që ka bërë më shumë përshtypje dhe është komentuar gjatë në rrjetet sociale ka qenë mënyra se si futbollistet amerikane kanë festuar çdo gol sikur të kishte qenë i pari.

Kjo gjë i ka acaruar tejmase tifozët e pranishëm në stadium dhe jo vetëm, pasi e kanq parë këtë si mungesë respekti. Të mendosh që 5 gola u shënuan vetëm në 11 minutat e fundit!

Asnjë mëshirë për kundërshtarin!

https://www.youtube.com/watch?v=Ke9SkVcWJww

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Champions League/ Interi i shpëton turpit në fund, shënon 45 milionëshi

Publikuar

-

Interi e ka nisur me një barazim 1-1 ndaj Slavia Prague sezonin e ri të Champions League. Një rezultat aspak i mirë për zikaltrit duke ditur që kanë në grup dy klube gjigande si Barcelona dhe Dortmundi.

Përsa i përket ndeshjes, miqtë kaluan të parët në avantazh me golin e Peter Olayinka në minutën e 63′ të takimit. Nigeriani e ka nisur karrierën si profesionist tek ekipi i Bylis në Shqipëri, ku luajti për dy sezone 2012-2014, 18-vjeç në atë kohë.

Më pas u transferua te Skënderbeu aty ku dhe shkëlqeu, ku luajti për dy sezone 2014-2016, më pas u shit te Gent në Belgjikë dhe vazhdoi karrierën në disa klube. Në vitin 2018 u ble nga çekët e Slavia Prague.

Barazimi i ziklatërve ka ardhur në minutat shtesë me golin e shënuar nga Nicolo Barella, futbollisti i transferuar këtë verë për një çmim që do të shkojë rreth 45 milionë euro.

Ndeshja tjetër mes Lyon dhe Zentit u mbyll edhe ajo në shifrat 1-1. /CNA.al


LEXO TE PLOTE

Sport

Tërmet në “San Siro”/ Video: Ish-sulmuesi i Skënderbeut i shënon Interit

Publikuar

-

E pabesueshme ajo që po ndodh në “San Siro”, në ndeshjen mes Interit dhe Slavia Prague.

Miqtë kanë zhbllokuar takimin në minutën e 64 me anë të Peter Olayinka, një emër i njohur në futbollin shqiptar pasi spikati te Skënderbeu dhe më pas u transferua jashtë. Sulmuesi nigerian ka luajtur fillimisht për Bylis në Shqipëri dhe më pas për Skënderbeun, në vitet 2014-2016, ku shkëlqeu edhe në Kupat e Europës.

Edhe pse pozicioni i Olayinka ishte i dyshimtë, arbitri e quajti gol të rregullt, pasi e pa edhe në VAR. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Napoli-Liverpool, Dortmund-Barça/ Formacionet zyrtare, Valverde i beson lojtarit të momentit, Messi…

Publikuar

-

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjeve të darkës në Champions League, ku vëmendja do të jetë në dy supersfida, Napoli-Liverpool dhe Dortmund-Barça.

Në “San Paolo” do të jenë rreth 45 mijë tifozë për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës, Napolin, që do të masë forcat me kampionin në fuqi të Europës, Liverpoolin.

Napoli (4-4-2): Meret; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Callejon, Allan, Fabian Ruiz, Insigne; Mertens, Lozano

Liverpool (4-3-3): Adrian, Alexander Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Milner; Salah, Firmino, Mané

Në Dortmund pritet një ndeshje spektakolare mes verdhezinjve dhe katalanasve. Përsa i përket formacioneve zyrtare, nuk ka asnjë surprizë te Dortmundi, ndërsa te Barcelona, Messi do të jetë në stol. Surpriza e madhe është aktivizimi nga minuta e parë e 16-vjeçarit, Ansu fati, lojtari i momentit.

Dortmund (4-2-3-1): Burki, Hakimi, Akanji, Hummels, Guerreiro, Witsel, Delaney, Hazard, Sancho, Reus, Alcacer.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen, Semedo, Piqué, Lenglet, Alba, Busquets, Arthur, De Jong, Suárez, Griezmann, Ansu Fati

/CNA.al

LEXO TE PLOTE