Sport
Nuk ka mbaruar me Jovic & Hazard/ Të martën prezantohet blerja e radhës në “Bernabeu”

Pas Luka Jovic dhe Eden Hazard, që janë përballur edhe me emocionet e para si “Los Blancos” është radha e Rodrygo Goes për të prekur fushën e “Santiago Bernabeu”.
Si për koicidencë, 18-vjeçari do të prezantohet te Reali me 18 qershor, aq sa mosha e tij. Futbollisti brazilian vjen te Reali nga radhët e Santos.
Rodrygo do të prezantohet të martën, ndërsa Ferland Mendy do të takohet me tifozët e tij të ri një ditë më pas, të mërkurën. Mendy u bashkua me Zinedine Zidane vetëm pak ditë më parë nga Lyon.
Firma me francezin i kushton 48 milionë euro arkave të spanjollëve dhe pritet t’i bëj konkurencë të fortë Marcelos në krahun e majtë të mbrojtjes.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania