Connect with Us

Gjiganti britanik vazhdon të qëndrojë i pamposhtur/ Fury dhuron spektakël në Las Vegas (video)

Sport

Gjiganti britanik vazhdon të qëndrojë i pamposhtur/ Fury dhuron spektakël në Las Vegas (video)

Publikuar

-

Debutimi i Tyson Fury-t në Las Vegas nuk kishte si të shkonte më mirë. Spektakli filloi gjatë momentit të ecjes drejt ringut. Boksieri anglez i veshur me një kostum të frymëzuar nga personazhi Apollo Creed i filmave Rocky elektrizoi të pranishmit në “MGM Grand Arena”.

Në ndryshim nga bashkëkombësit të tij Anthony Joshua, Fury nuk la vend për surpriza. Gjigantit anglez i mjaftuan dy raunde për të mundur gjermanin Tom Schwarz. Edhe pse dueli zgjati pesë minuta, aq mjaftuan që Fury të tregonte të gjithë arsenalin e tij. Shpejtësi, forcë, lëvizshmëri, përdorim i të dy duarve dhe reflekse mbrojtëse të shkëlqyera.

Ky sukses e mban Fury-n të pamposhtur në ring (28 fitore e 1 barazim), ndërsa për gjermanin kjo është humbja e parë pas 24 fitoresh radhazi.

https://youtu.be/RIB5nVs4Se8

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: