Sport
Reali “flakë” në merkato/ Perez prezanton zyrtarisht yllin e radhës

Reali duket se nuk ka ndërmend të ndalet këtë merkato, teksa ditën e sotme presidenti Florentino Perez ka prezantuar zyrtarisht Rodrygo Goes.
Braziliani, për të cilin madrilenët kanë paguar gati 50 milionë euro, është një ndër lojtarët më premtues në vendin e tij, teksa vlen për t’u përmendur edhe fakti që është vetëm 18 vjeç.
Në fjalët e tij të para si “Los Blancos”, talenti tha se nuk e ka problem edhe nëse i kërkojnë të luajë për të rinjtë. Rodrigo u shpreh se do të japë maksimumin që ta meritojë Realin dhe të jetë protagonist në “Santiago Bernabeu”.
“Përshëndetje, mirëdita të gjithëve! Faleminderit Zotit për atë që ka bërë për mua dhe familjen time! Faleminderit presidentit Perez për besimin që ka treguar ndaj meje dhe shpresoj t’ia shpërblej me shumë gëzime. Hala Madrid“, u shpreh shkurt talenti brazilian.
Përpara tij ka thënë disa fjalë edhe presidenti i “Los Blancos”: “Unë do t’ju mbështes me gjithçka, që të bëni histori. Ju, gjithashtu, duhet t’i dini kërkesat maksimale që ekzistojnë në këtë klub. Nuk duhet të harroni asnjëherë shpresat që kanë varur tifozët te ju, sit e lojtarët e tjerë. Mirë se vini në shtëpi, jeni i mirëpritur te Real Madridi“, tha Perez.