Connect with Us

Euro U-21/ Gjermania dhuron spektakël dhe turpëron Serbinë (video)

Sport

Euro U-21/ Gjermania dhuron spektakël dhe turpëron Serbinë (video)

Publikuar

-

Gjermania ka shkatërruar Serbinë me rezultatin e thellë 6-1 në Euro U-21, duke u ngjitur në krye të grupit B me 6 pikë të plota pas dy ndeshjeve.

Ishte një tjetër ndeshje spektakolare për “fëmijët” e Gjermanisë ndaj një Serbie që ka mbetur me zero pikë pas dy ndeshjeve. Një tjetër sfidë e dobët e blerjes së re të Real Madrid, Luka Jovic. Ai ka qenë në hije të plotë deri në momentin që është zëvendësuar.

Ka qenë Richter ai që ka zhbllokuar rezultatin për gjermanët (16′), më pas Waldschmidt i Freiburg arrit të shënonte dy gola të tjerë (30′, 37′) përpara se të përfundonte pjesa e parë.

Pas pushimit, Dahoud (69′) ka shënuar golin e katërt, ndërsa Waldschmidt ka kompletuar tripletën e tij në minutën e 80’ të takimit.

Në fund, ishte Zivkovic që ka shënuar golin e nderit për serbët (85′) nga pika e bardhë e penalltisë, përpara se Meier të realizonte një gol fantastik në sekondat e fundit për gjermanët.



Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: