Connect with Us

Prezantohet Sarri/ Ja pse erdha te Juventusi

Sport

Prezantohet Sarri/ Ja pse erdha te Juventusi

Publikuar

-

Maurizio Sarri është prezantuar si trajneri i Juventusit pas largimit nga Chelsea. Tekniku italian rikthehet në Serie A, te skuadra që e kishte rival kryesor për tre vite me radhë derisa drejtonte Napolin.

“I dhashë gjithçka Napolit. Pastaj kisha një dyshim dhe vendosa të kisha një përvojë të mrekullueshme në Premierligë. Juventusi, klubi më i mirë italian, më dha mundësinë të rikthehesha në Itali. Është arritja kurorëzuese e një karriere shumë të gjatë”, ka thënë Sarri.

“Unë kurrë nuk kam parë aq shumë vendosmëri nga ana e një ekipi tjetër për të marrë një trajner. Qëndrim i madh, i cili më bindi. Ishte ndjesi shumë e fortë”, u shpreh Sarri.

“Jam i lumtur me eksitimin që po shoh në Serie A. Është një vit sfidues për trajnerët, ka kushte për të krijuar diçka interesante dhe për të mbushur boshllëkun me Premierligën, por do të jetë një udhëtim i gjatë”.

“Italia ka ndryshuar dhe këtë sezon do të shohim trajnerë të mëdhenj. Rikthimi i Conte te Interi, Giampaolo që e konsideroj një nga trajnerët më të talentuar në botë dhe që më në fund ka mundësinë të tregojë veten në një klub të madh. Ancelotti te Napoli, Fonseca te Roma… Ekziston mundësia që të shohim gjëra interesante”.

Sakaq, tifozët duan Champions League dhe gazetari e pyet Sarrin: “Çfarë pres? Të zgjohem në mëngjes dhe të mendoj të fitoj ndeshjet. Nuk është e thënë dhe e detyruar, sepse ndryshe është më keq. Sigurisht, Juventusi ka detyrim të bëjë mirë në Champions me objektivin për të fituar. Por, duhet të dijë që 8-9 skuadra kanë të njëjtin objektiv dhe duhet pranuar realiteti”.

“Përgjegjësia më e madhe është titulli në Itali, sepse Champions është një ëndërr dhe niveli i vështirësisë është i jashtëzakonshëm”, tha mes të tjerash Sarri.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: