Connect with Us

E la jashtë Europianit/ De Biasi çudit me atë që thotë për mbrojtësin shqiptar, i sapo transferuar në Serie A

Sport

E la jashtë Europianit/ De Biasi çudit me atë që thotë për mbrojtësin shqiptar, i sapo transferuar në Serie A

Publikuar

-

Amir Rrahmani ishte shumë pranë transferimit te Standard Liege, por gjërat ndryshuan në momentin e fundit dhe me shumë gjasa, mbrojtësi shqiptar do të aktivizohet në Itali me Veronën. Lajmi i publikuar pak ditë më parë, duket se tashmë do të marrë edhe formë zyrtare, ndërkohë që elozhet për të nuk i ka kursyer as Gianni De Biasi.

Ish-trajneri i Kombëtares, e kishte nën urdhrat e tij në vitin 2014, kur edhe debutoi me fanellën kuqezi, por më pas vendosi të luante për fanellën e Kosovës, pasi u la jashtë listës për Euro 2016 nga de Biasi. Në një intervistë për “calciohellas”, De Biasi ka dhënë opinionin e tij duke treguar edhe karakteristikat e Rrahmanit.

“Karakteristikat e Rrahmanit? Është një mbrojtësi i fortë dhe shumë i mirë në lojën në ajër. Nuk është shumë i shpejtë në metrat e parë, megjithatë mbetet mirë. Është i mirë dhe me kualitet nga ana teknike ndërkohë që është i mirë edhe kur provon të dalë në sulm. Është i ri por gati për aventurën e re në Itali.

Kohët e fundit nuk e kam ndjekur shumë por i duhet më shumë eksperiencë pasi po kalon në një kampionat më të rëndësishëm se ai kroat. Fakti që ka luajtur në Europa League e ka ndihmuar shumë e sidomos që luan me Kosovën e bën që të ketë një të ardhme të sigurt. Mendoj se te Verona, ka bërë zgjedhjen e duhur.

Kujtime me Rrahmanin? Nuk është se kam ndonjë histori të veçantë. Është një djalë që gjithmonë do të mësojë dhe gjithmonë kishte të njëjtin mendim me mua. Kjo e ndihmon më shumë që të rritet.

A është gati për Seria A? Këtë do ta shohim pas 2 muajsh. Mendoj se është një lojtar me cilësi interesat dhe i mirë në markim. Megjithëse nuk është njeriu më i shpejtë në botë, nuk është as futbollist që fle në këmbë”, u shpreh De Biasi për Rrahmanin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Duka shpërthen keq ndaj Braçes: O kone lehi shefit tënd, janë 20 mijë vetë që jetojnë me sportin

Publikuar

-

Nga

Presidenti i FSHF-së Armand Duka replikoi ashpër me zv/kryeministrin Erion Braçe, i cili ngarkoi me përgjegjësi FSHF-në për të ndihmuar financiarisht klubet e futbollit pasi krizës që ka shkaktuar koronavirusi. Akuzave ndaj klubeve për informalitet dhe ndaj FSHF-së për shpenzimin e 8 milionë eurove për ndërtimin e zyrave të saj, Duka ashpërsoi gjuhën ndaj Braçes […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Safet Gjici shigjeton Edi Ramën: Është tifoz i Partizanit, ja pse nuk iu kam dhënë rrogat lojtarëve

Publikuar

-

Nga

Futbolli në Shqipëri është pezulluar prej afro 1 muajsh, per shkak të situatës së jashtëzakonshme nga Koroanvirusi. Qeveria konfirmoi se nuk do të ketë ndihma për lojtarët dhe trajnerët dhe kjo është tema më e disktuar kohët e fundit. Lidhur deklaratat e Ramës apo edhe çështjen e pagave ka folur edhe presidenti i Kukësit, Safet […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Sporti shqiptar në zi/ Humb betejën me koronavirusin ish-trajneri i boksit

Publikuar

-

Nga

Skënder Kurti, i cili prej disa ditësh ishte në betejë me virusin Covid-19, nuk ja ka dalë dhe sot ka ndërruar jetë. Ish-trajneri i Kombëtares së boksit pësoi rreth dy javë më parë vdekne klinike, ndërsa mbahej në jetë falë aparaturave, por sot Kurti ka ndërruar jetë në moshë 61-vjeçare Sporti shqiptar humbet një figurë […]

LEXO TE PLOTE