Sport
Tirana bën goditjen e radhës/ Arrin marrëveshjen me super sulmuesin e Superiores

Ismael Dunga do të jetë përforcimi i radhës i Tiranës dhe do të rivalizojë me Majkëll Ngo për një vend në formacionin e bardhebluve. Duket se futbollisti do të jetë emri i radhës që i jep lamtumirën Luftëtarit duke vazhduar shpërbërjen e gjirokastriteve, ndërsa zgjedh t’u bashkohet bardhebluve të cilët janë ende në kërkim të emrave cilësorë për të përforcuar radhët e tyre në edicionin e ri.
Sipas “SuperSport”, mes palëve ka një akord total për bashkëpunimin në vijim dhe me përjashtim të ndonjë surprize, ai do të jetë pjesë e ekipit kryeqytetas në ditët e para të fillimit të fazës përgatitore për edicionin e ri.
Futbollisti ka edhe një vit marrëveshje me Luftëtarin, por e ka të lehtë ta prishë atë, pasi si shumë të tjerë, nuk është paguar në kohë nga gjirokastritët dhe mjafton nëj shkresë në FSHF që të mbyllë çdo lloj bashkëpunimi me ta.
Ai pritet të jetë rivali kryesor i Majkëll Ngo në repartin e avancuar, pasi Tirana kërkon të mbajë sulmuesin anglez edhe për edicionin e ardhshëm.