Sport
Futbollisti i Realit fut “në sherr” Zidane me Perez/ Njëri do largimin, tjetri jo

Mesfushori i Real Madrid-it, Dani Ceballos, nuk ka patur shumë hapësira, pasi ka luajtur vetëm 23 ndeshje nga të cilat 13 i ka nisur si titullar me fanellën e “Los Blancos”. 22-vjeçari nuk është në planet e Zinedine Zidane dhe francezi ja ka bërë të qartë yllit të Spanjës U-21.
Florentino Perez ishte dakord me vendimin e trajnerit, por paraqitjet e Ceballos në Europianin U-21 me Spanjën kanë bërë që presidenti të lëkundet. Rendiment i lartë, dy gola dhe në ndeshjen kundër Belgjikës u shpall futbollisti më i mirë.
Trajneri dhe Perez janë në drejtime të ndryshme, por në fund vendimi i mbetet Zidane. Perez ka bërë vetëm një “bllokadë”, nuk e lëshon 22-vjeçarin pa 50 milionë euro. Tottenham është ekipi i interesuar për të dhe në Madrid presin ofertën e kërkuar për ta mbyllur si çështje.
Lajme të Rekomanduara:

Ngjarje e rëndë/ Po udhëtonte me 200 km/h, futbollisti i Luftëtarit humb jetën në aksident
Një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Gjirokastrës, në lagjen e njohur si “Blloku i furrave”, rruga nacionale Gjirokastër –...

Nuk arriti dot 20 mijë, ja sa tifozë ishin zyrtarisht në stadium për derbin Partizani-Tirana
Teksa Tirana do të festojë gjatë këtë natë të sotme teksa ia doli të gjunjëzojë Partizanin pas më shumë se 5 vitesh, është konfirmuar zyrtarisht...