Connect with Us

Ekipi i madh italian pranë falimentimit/ U mashtruan nga bullgarët

Sport

Ekipi i madh italian pranë falimentimit/ U mashtruan nga bullgarët

Publikuar

-

Palermo përsëri është në kaos, pasi klubi pretendon se është “mashtruar” nga agjentët e rremë të një kompanie sigurimi bullgare dhe tani është drejt falimentimit. Sicilianët kanë qenë në buzë të shkatërrimit për disa vite dhe shitja e klubit nga Maurizio Zamparini për dy pronarë të ndryshëm shkatërroi gjithçka.

Pronarët e fundit të klubit dështuan të paraqisnin garancinë financiare, edhe pse fillimisht kishin thënë se ka mbetur vetëm ‘pjesa teknike’.

Megjithatë, sot “La Repubblica” raporton se ka kontaktuar me kompaninë bullgare të sigurimeve që kishte për qëllim të vepronte si garantues për paratë e papaguara të Palermos “Lev Ins Insurance Company” dhe zbuloi se asnjëherë nuk kishin qenë në kontakt me Palermon.

Drejtori ekzekutiv i Palermos, Fabrizio Lucchesi, ka pranuar se ata janë mashtruar duke punuar me njërëz të gabuar.

Nëse Palermo nuk mund të provojë stabilitetin e tyre financiar, ata nuk do të lejohen të regjistrohen për sezonin 2019/20 në Serie B dhe do të detyrohen të fillojnë përsëri nga Serie D me pronarë të rinj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E çuditshme/ Koronavirusi “ndihmon” Borussian e Dortmundit! Ja motivi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund, ashtu si shumë skuadra të tjera në Gjermani, është kthyer të stërvitet në fushë. Sigurisht, rregulla strikte: maksimumi dy futbollistë, në distancë, nuk lejohet hyrja në dhomat e zhveshjes. Por, pauza ose ndalesa e detyruar dhe këto stërvitje të personalizuara mund t’i japin mundësi Marco Reus që të kthehet në fushë kur të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shefi i arbitrave i drejtohet Edi Ramës: Duhet të keni më respekt për sportistët

Publikuar

-

Nga

Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë klubet e futbollit në Shqipëri, ku njësoj si në të gjithë vendet e tjera të botës, ndërprerja e aktiviteteve sportive prej koronavirusit ka rritur dëmin financiar te klubet. Deklaratës së kreut të qeverisë se klubet e futbollit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vangjeli: Çdo gjë do rregullohet, ja si e kaloj ditën

Publikuar

-

Nga

Kristi Vangjeli është një nga titullarët e padiskutueshëm të Tiranës këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli për situatën aktuale në shqipëri. Pranon se në këtë moment është shumë e vështirë për të folur për futboll, apo diçka tjetër veç Koronavirusit. “Situata duket tejet e vështirë dhe ne […]

LEXO TE PLOTE