Connect with Us

Fenomeni me fjalë të mëdha për Messin/ Flet edhe për rivalitetin mes Argjentinës dhe Brazilit

Sport

Fenomeni me fjalë të mëdha për Messin/ Flet edhe për rivalitetin mes Argjentinës dhe Brazilit

Publikuar

-

Në një intervistë të dhënë për mediat braziliane, Fenomeni ka folur rreth “Copa America”, Lionel Messit dhe rivalitetit që egziston mes Argjentinës dhe Brazilit. Ronaldo i ka thurur një sërë komplimentash yllit të Barcelonës, madje kritikat ndaj pesë herë fituesit të Topit të Artë për performancën në “Copa America” i cilëson si të panevojshme.

“Si fillim dua ta uroj Messin pasi ka patur ditëlindjen, çfarë mund të them unë për të? Që dua të shoh të luajë futboll edhe për shumë vite. Besoj që Messi është një futbollist i cili ka lindur për të argëtuar njerëzit me ato që ben në fushë. Është i padrejtë krahasimi që i bëjnë atij kur luan me Barcelonën dhe Argjentinën. Ai stërvitet shumë me Argjentinën dhe jam i bindur se është gati të japë edhe me shumë nga çmundet për këtë skuadër. Në moshën 32-vjeçare ai mund të refuzonte të luante në Copa America por jo nuk beri një gjë të tillë”.

Përsa i përket “Copa America”, Ronaldo është ndalur tek rivaliteti që egziston mes Argjentinës dhe Brazilit. Ronaldo është i mendimit se rivaliteti që kanë këto dy kombëtare i ben mirë, pasi i shtyn të japin maksimumin.

“Mendoj se Argjentina dhe Brazili kanë zhvilluar ndeshje të mira në Copa America, rivaliteti që kanë mes tyre i shtyn që të japin maksimumin, duke tentuar gjatë gjithë kohës të shfaqen më mirë se kundërshtari. Mendoj se rivaliteti që kanë në futboll këto dy skuadra i bën mirë atyre. Rivaliteti mes argjentinës dhe brazilit është vetëm në sport, pasi mes dy popujve ka një raport mesë normal”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE