Connect with Us

Reagon Milani pas përjashtimit nga Europa League/ Ja kush e ka fajin

Sport

Reagon Milani pas përjashtimit nga Europa League/ Ja kush e ka fajin

Publikuar

-

Milani dhe UEFA kanë rënë dakord që klubi italian të përjashtohet nga kupat e Europës këtë sezon, ndërkohë që kuqezinjtë kanë kërkuar t’u jepet afat deri në vitin 2022 që të rregullojnë bilancet sipas rregullave të FFP. Dënimi i dhënë është pranuar, ndërkohë që e gjithë kjo situatë vjen si pasojë e gabimeve të së shkuarës.

“Aksionari aktual mori pronësinë e klubit në korrik 2018, duke trashëguar humbje të konsiderueshme të akumuluara pasi pronari i mëparshëm i Milanit dështoi në shlyerjen e borxheve. Këto humbje dhe shkeljet shoqëruese të rregullave të FFP-së (Fair Play financiar), si pasojë e veprimeve të ndërmarra në pronësi të mëparshme, çuan në sanksione nga UEFA. Klubi njeh dhe respekton FFP. Klubi pranon se nuk ka zgjedhje tjetër përveç pranimit të sanksioneve, pasi kërkon të krijojë një rrugë që të kthehet në pajtueshmëri të plotë”, theksohet në qëndrimin e Milanit.

Me këto fjalë klubi bën të qartë se nuk ka ndërmend të apelojë vendimin e dhënë nga TAS dhe do të pranojë përjashtimin nga Europa League, teksa fajet i hedh mbi pronarët e mëparshëm, Li Yonghong dhe Silvio Berlusconit, që e lanë klubin në borxhe dhe bilance negative.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: