Sport
Kapitenia e SHBA-së bën deklaratën e fortë/ Nuk fitohet Kupa e Botës pa homoseksualë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës siguruan një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, teksa një natë më parë mposhtën me shifrat 1-2 organizatorët e Francës, duke vijuar rrugën drejt mbrojtjes së kurorës.
Padyshim, më e mira për SHBA-në ishte Megan Rapinoe, e cila pas sfidës foli për mediat, duke mos kursyer asnjë deklaratë. 33-vjeçarja u shpreh se është krenare që është homoseksuale dhe se pa homoseksualët asnjë ekip nuk do të kishte sukses.
“Nuk mund të fitosh një Kupë Bote pa gej apo homoseksual në ekip, askush nuk e ka bërë, është shkencë. Jam e motivuar nga njerëzit që luftojnë për të njëjtën gjë si unë, më jep më shumë energji kur i provoj dikujt që e ka gabim. Të jem homoseksuale dhe të luaj në Kupën e Botës është fantastike”, u shpreh Rapinoe.