Connect with Us

Eliminimi nga Brazili i kushton shtrenjtë Messit/ Ja kush është favoriti për të fituar “Topin e Artë”

Sport

Eliminimi nga Brazili i kushton shtrenjtë Messit/ Ja kush është favoriti për të fituar “Topin e Artë”

Publikuar

-

Virgil Van Dijk është favoriti kryesor për “Topin e Artë”. Të gjitha kompanitë e mëdha të basteve botërore, mediat sportive dhe analistë të ndryshëm, e vlerësojnë holandezin si favorit për lojtarin më të mirë të këtij viti.

Mbrojtësi i Liverpoolit qëndron mbi Messin, pasi ky i fundit dështoi në Kupën e Amerikës së Jugut. “Pleshti” në 5 ndeshje shënoi vetëm një gol nga pika e bardhë e penalltisë.

Madje, mbrojtësi holandez ka shansin ta thellojë epërsinë ndaj Messit, pasi do të zhvillojë edhe tre finale me Liverpoolin gjatë këtij viti (Superkupa e Anglisë, Superkupa e Europës dhe Botërori i Klubeve). Ndërsa Messi do të luajë vetëm finalen e Superkupës së Spanjës.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Champions League/ Interi i shpëton turpit në fund, shënon 45 milionëshi

Publikuar

-

Interi e ka nisur me një barazim 1-1 ndaj Slavia Prague sezonin e ri të Champions League. Një rezultat aspak i mirë për zikaltrit duke ditur që kanë në grup dy klube gjigande si Barcelona dhe Dortmundi.

Përsa i përket ndeshjes, miqtë kaluan të parët në avantazh me golin e Peter Olayinka në minutën e 63′ të takimit. Nigeriani e ka nisur karrierën si profesionist tek ekipi i Bylis në Shqipëri, ku luajti për dy sezone 2012-2014, 18-vjeç në atë kohë.

Më pas u transferua te Skënderbeu aty ku dhe shkëlqeu, ku luajti për dy sezone 2014-2016, më pas u shit te Gent në Belgjikë dhe vazhdoi karrierën në disa klube. Në vitin 2018 u ble nga çekët e Slavia Prague.

Barazimi i ziklatërve ka ardhur në minutat shtesë me golin e shënuar nga Nicolo Barella, futbollisti i transferuar këtë verë për një çmim që do të shkojë rreth 45 milionë euro.

Ndeshja tjetër mes Lyon dhe Zentit u mbyll edhe ajo në shifrat 1-1. /CNA.al


LEXO TE PLOTE

Sport

Tërmet në “San Siro”/ Video: Ish-sulmuesi i Skënderbeut i shënon Interit

Publikuar

-

E pabesueshme ajo që po ndodh në “San Siro”, në ndeshjen mes Interit dhe Slavia Prague.

Miqtë kanë zhbllokuar takimin në minutën e 64 me anë të Peter Olayinka, një emër i njohur në futbollin shqiptar pasi spikati te Skënderbeu dhe më pas u transferua jashtë. Sulmuesi nigerian ka luajtur fillimisht për Bylis në Shqipëri dhe më pas për Skënderbeun, në vitet 2014-2016, ku shkëlqeu edhe në Kupat e Europës.

Edhe pse pozicioni i Olayinka ishte i dyshimtë, arbitri e quajti gol të rregullt, pasi e pa edhe në VAR. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Napoli-Liverpool, Dortmund-Barça/ Formacionet zyrtare, Valverde i beson lojtarit të momentit, Messi…

Publikuar

-

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjeve të darkës në Champions League, ku vëmendja do të jetë në dy supersfida, Napoli-Liverpool dhe Dortmund-Barça.

Në “San Paolo” do të jenë rreth 45 mijë tifozë për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës, Napolin, që do të masë forcat me kampionin në fuqi të Europës, Liverpoolin.

Napoli (4-4-2): Meret; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Callejon, Allan, Fabian Ruiz, Insigne; Mertens, Lozano

Liverpool (4-3-3): Adrian, Alexander Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Milner; Salah, Firmino, Mané

Në Dortmund pritet një ndeshje spektakolare mes verdhezinjve dhe katalanasve. Përsa i përket formacioneve zyrtare, nuk ka asnjë surprizë te Dortmundi, ndërsa te Barcelona, Messi do të jetë në stol. Surpriza e madhe është aktivizimi nga minuta e parë e 16-vjeçarit, Ansu fati, lojtari i momentit.

Dortmund (4-2-3-1): Burki, Hakimi, Akanji, Hummels, Guerreiro, Witsel, Delaney, Hazard, Sancho, Reus, Alcacer.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen, Semedo, Piqué, Lenglet, Alba, Busquets, Arthur, De Jong, Suárez, Griezmann, Ansu Fati

/CNA.al

LEXO TE PLOTE