Connect with Us

Botërori i Femrave/ Suedia fiton finalen e vogël, protagoniste edhe një shqiptare

Sport

Botërori i Femrave/ Suedia fiton finalen e vogël, protagoniste edhe një shqiptare

Publikuar

-

Suedia fiton finalen e vogël kundër Anglisë me rezultatin 2-1 për Botërorin e Femrave, që po zhvillohet në Francë.

Ndeshja nisi nën vrullin e suedezeve dhe goli nuk vonoi shumë. Kosovare Asllani zhbllokoi shifrat në minutën e 11-të. Lojtarja me origjinë shqiptare përfitoi nga një largim i gabuar i mbrojtjes angleze dhe goditi fort më të djathtën, duke kaluar Suedinë në avantazh.

https://youtu.be/fY-i-xYZNfA

Nordiket nuk e ulën ritmin dhe dyfishuan me anë të Sofia Jacobsen në minutën e 22-të. Numri dhjetë shënoi një gol shumë të bukur, por Anglia u rikthye në lojë. Vajzat e Phil Neville gjetën golin me anë të Fran Kirby në minutën e 31-të.

Anglezet barazuan rezultatin pas dy minutash, por teknologjia VAR e anuloi festën ishullore. Përballja nuk dhuroi më gola dhe vajzat vikinge festuan gjatë në fund me njëra tjetrën dhe tifozët e pranishëm në stadiumin “Allianz Riviera të Nicës.

Nesër zhvillohet finalja e madhe midis SHBA dhe Holandës. Takimi nis në orën 17:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin e Lyonit. Përmbledhjen e ndeshjes mund ta ndiqni më poshtë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: