Sport
“Luftë” mes Barcelonës dhe Atletico Madridit/ Përfshihet edhe ylli i Shqipërisë

Atletico Madrid dhe Barcelona kanë për momentin një marrëdhënie të acaruar ndaj njëra-tjetrës. E gjitha nisi për shkak të Griezmann. Sulmuesi kishte vendosur muaj më parë se ky do të ishte sezoni i fundit me bardhekuqtë, mirëpo së fundmi është zbuluar se sulmuesi dhe Barcelona kishin gjetur marrëveshjen prej muajit mars.
Pikërisht, në një kohë kur Atletico ishte ende e impenjuar në Champions League dhe kjo është marrë si një fyerje e Griezmann dhe Barcelonës ndaj klubit madrilen dhe tifozerisë së tyre. Në këtë formë, tashmë negociatat për francezin mund të vështirësohen, pasi Atletico i ka kërkuar të jetë i pranishëm në grumbullimin e parë të skuadrës, duke qenë se është ende në kontratë. Ndërkaq, Atletiko ishte e interesuar edhe për mbrojtësin Nelson Semedo të blaugranëve. Dhe në takimin për Grizman është diskutuar edhe e ardhmja e mbrojtësit, por katalanasit janë treguar kategorik duke mos lejuar një largim të portugezit.
Ndërkohë, në këtë pikë përfshihet edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, i cili është në listën e trajnerit Diego Simeone. Mbase, tashmë pas refuzimit të Barcelonës për Semedon, Atletico do të shfaqet konkretisht për shkodranin e Napolit.
Lajme të Rekomanduara:

E bujshme/ Ergys Kaçe zbarkon në Durrës, do luajë kundër Teutës
“Sport Ekspres”, raporton se është organizuar një ndeshje miqësore mes skuadrës së elitës greke, Larisa dhe elitës në Shqipëri, Teutës. Në ekipin grek luajnë edhe...

Skandali në Maqedoni, tifozët e Vardarit bëjnë gjestin e turpshëm ndaj shqiptarëve
Shkëndija e Ernest Gjokës barazoi me rezultatin 2-2 në transfertë ndaj kryesuesve të Vardarit në “derbin” që prodhon gjithmonë polemika. Si në çdo sfidë, edhe kësaj...