Sport
I ofrojnë 100 milionë euro/ Mourinho merr vendimin surprizë

Jose Mourinho është ende një trajner i lirë dhe që nga koha kur u shkarkua si trajner i Manchester United, “Special One” nuk ka gjetur ende një skuadër të re. Ofertat për portugezin nuk kanë munguar por duket se ai po shijon pushimet, në pritje të një skuadre elitare në Europë.
“Sky Sport” raporton se trajneri portugez ka refuzuar edhe një ofertë të majme nga Kina, aty ku e ka kërkuar Guangzhou Evergrande. Në drejtim të Mourinhos, ishin ofruar shumë të konsiderueshme parash në mënyrë që ky i fundit të pranonte ofertën, megjithatë Murinho e ka refuzuar.
Raportohet se Guangzhou kishte përgatitur një kontratë trevjeçare ku Mourinhos i ofrohej më shumë se 30 milionë euro në sezon, ose e thënë ndryshe, për 3 vite kontratë ai do të merrte rreth 100 milionë euro. Mesa duket, milionat nuk janë një prioritet për një trajner që është mësuar të fitojë tituj të rëndësishëm në Europë.