Connect with Us

Ancelotti i kthen përgjigje negative Interit/ Nuk e duam atë

Sport

Ancelotti i kthen përgjigje negative Interit/ Nuk e duam atë

Publikuar

-

Interi dhe Icardi duket se janë në një lidhje e cila është e destinuar të shkëputet shumë shpejtë, pasi asnjëra nga palët nuk ka interes që të qëndrojë në këto kushte. Interi e ka shpallur Icardin “non grata” dhe vetë Marotta e pranoi se sulmuesi argjentinas nuk është më në planet e skuadrës.

Sakaq, për të ka interesime të pakta ku vetëm Juventusi dhe Napoli duket se po kërkojnë informacion. Interi kishte interes ta çonte te napolitanët dhe së fundmi, në media u fol edhe për një shkëmbim të mundshëm mes Insignes dhe Icardit. Mesa duket, ky shkëmbim nuk ka gjasa të ndodhë dhe vetë trajneri Ancelotti, e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.

“James Rodriguez apo Icardi? Është shumë e vështirë që të jap një përgjigje për këtë. Janë dy futbollistë të shkëlqyer, por kjo pyetje më vë në vështirësi. Nuk mund të përgjigjem për dy futbollistë që nuk janë këtu pasi të vlerësosh ato që janë jashtë, do të thotë të mos vlerësosh këto që janë këtu. Me Insignen nuk do ta ndërroja Icardin, pasi Insigne është kapiteni ynë dhe jam shumë i lumtur që është dhe do të qëndrojë këtu”, u shpreh Ancelotti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: