Sport
E bujshme/ “Luftëtari” i Juventusit gati të rikthehet te Bayerni

Pas Dortmundit, tashmë është edhe Bayern Munchen i interesuar për kroatin Mario Mandzukic. E nëse ky interes do të konkretizohet me një transferim, atëherë për 33-vjeçarin do të ishte një rikthim te kampionët e Gjermanisë.
Lajmi është publikuar nga “Sport Bild”, e cila shkruan se është pikërisht trajneri Niko Kovac, ai i cili kërkon të rikthejë te bavarezët “luftëtarin” për ta pasur atë si një zëvendësues të denjë të polakut Lewandowski.
Mario Mandzukic ishte pjesë e Bayernit në vitet 2012-2014, ku ai realizoi 48 gola në 88 ndeshje. Kroati ka edhe dy vite kontratë me Juventusin dhe vlera që do të kërkojnë bardhezinjtë është ende e paqartë.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania