Sport
Higuain rikthehet te Juventusi/ Ja si e presin tifozët (video)

Presidenca e Juventusit e sheh Gonzalo Higuainin si një lojtar, i cili do të shitet që të sjellë të ardhura për të përforcuar skuadrën, por tifozët nuk e shohin kështu argjentinasin.
Sot, është dita e parë e stërvitjes së Juventusit nën drejtimin e Sarrit dhe jashtë qëndrës sportive “Continasa”, ka jo pak tifozë. Në momentin që u shfaq Higuaini, kishte duartrokitje dhe brohoritje për argjentinasin.
Tifozët kanë kujtime të mira nga lojtari dhe e duan sezonin tjetër në Torino, nën drejtimin e Sarrit.
“Qëndro me ne, Gonzalo”, ishin thirrjet për argjentinasin, të cilit duket se i sollën një kënaqësi të madhe.
#Juve, il raduno LIVE: #Higuain acclamato dai tifosi pic.twitter.com/uHsf552UuK
— calciomercato.com (@cmdotcom) July 10, 2019
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania