Sport
Kapitenia e SHBA-së refuzon takimin me Trump/ Nuk dua të përdorem…

Vijon polemika mes kapitenes së përfaqësueses amerikane të futbollit, Megan Rapinoe, dhe presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. 34-vjeçarja deklaron se nuk do ta pranonte një ftesë të mundshme të Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke konfirmuar qëndrimin e disa javëve më parë.
“Edhe vajzat e tjera, me të cilat kam folur, nuk do të shkonin,” – deklaroi Rapinoe, që akuzohet për fjalor të ulët ndaj kreut të shtetit amerikan. – “Ekspozimi si trofe i skuadrës sonë do të ishte një mundësi e mirë për këtë administratë, por nuk mendoj se ka kuptim për ne. Dhe nuk arrij ta imagjinoj që një nga shoqet e skuadrës do të dojë ta marrë këtë pozicion”.
Kapitenia ka një tjetër kritikë për presidentin Donald Trump:
“Mesazhi i tij është për përjashtimin e personave si unë. Ai ka një përgjegjësi të madhe si president për t’u kujdesur për çdo njeri të veçantë të këtij vendi e duhet të bëjë më të mirën për të gjithë”.