Connect with Us

Florian Marku gati për betejën e katërt/ Bën premtimin e madh

Sport

Florian Marku gati për betejën e katërt/ Bën premtimin e madh

Publikuar

-

Florian Marku po bëhet gati për duelin e katërt si profesionist, vetëm pak muaj pasi debutoi në këtë sport. Boksieri shqiptar i ka fituar me nokaut të tri duelet e mëparshme dhe në përballjen e radhës vjen një kundërshtari i një niveli më të lartë.

Ditën e shtunë 26-vjeçari do jetë pjesë e evenimentit të organizuar nga promotori më i njohur anglez, Frank Warren, në “O2 Arena”, Londër. Menaxheri i Markut, Steve Goodwin, ka folur për kundërshtarin e radhës të Markut dhe ka ndarë një premtim që atleti shqiptar i ka bërë për këtë duel.

“Florian Marku do të zhvillojë duelin e katërt të karrierës së tij si profesionist. Do të ndeshet me Tommy Broadbent, një boksier që ka një rekord pozitiv me 8 fitore e 4 humbje. Është një kundërshtar më i vështirë nga tre duelet e mëparshme”.

“Floriani më tha mua t’i gjeja një kundërshtar që do të vinte e ta luftonte dhe jo thjesht për të mbijetuar në ring. Ishte shumë i shqetësuar për këtë, donte një boksier të kalibrit pak më të lartë. Më tha pak ditë më parë, nëse kundërshtari do të vijë me të vërtetë për të fituar, do t’i japë maksimumi dy raunde”.

“Tommy është një boksier i mirë dhe do të jetë një test i vërtetë për Florian Markun. Tani ai kërkon të vihet kundër kundërshtarëve të mirë. Dëshiron që të tregojë se është një boksier cilësor. Më ka thënë se nëse nuk ia del të fitojë ndeshjet e radhës, do ta lërë fare boksin”.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Duka frenon rinovimin e Edi Rejës, ja ç’po ndodh te kombëtarja shqiptare

Publikuar

-

Nga

Edi Reja me shumë mundësi do të jetë trajneri i Shqipërisë edhe në të ardhmen. Me shumë mundësi, sepse marrëveshja ende nuk është zyrtarizuar. Vetë presidenti i federatës, Armand Duka, pas lajmit që qarkulloi dje afër mesnatës në lidhje me teknikun e ri të kuqezinjve saktësoi për “Panorama Sport”: “Jo, akoma nuk e kemi një […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Të gjithë prisnin largimin, ai rinovon me Juventusin

Publikuar

-

Pasi zyrtarizoi rinovimin e kontratës me Leonardo Bonuccin, Juventusi po bëhet gati për një tjetër rinovim. Ndryshe nga sa pritej në fillim të këtij sezonit, Juan Cuadrado do të rinovojë me “Zonjën” deri në vitin 2022, me opsion zgjatjeje deri ën vitin 2023. Në kohën e Allegrit, kolumbani kalonte më shumë kohë në stol, ndërsa […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Mourinho bën gati listën e merkatos, i vë syrin “diamantit” të Juventusit

Publikuar

-

Jose Mourinho u zyrtarizua sot si trajner i Tottenham, duke parë pozitën e vështirë në renditje, vendi i 14-të në Premier League, merkato e janarit për klubin londinez do të jetë shumë e nxehtë. Pas Gareth Bale, i dyti në listën e Mourinhos është “diamanti” i Juves, Paulo Dybala. Argjentinasi e ka humbur me kohë […]

LEXO TE PLOTE