Sport
Nuk do ta besoni dot/ Ja kur Partizani ka fituar për herë të fundit një ndeshje për Kupat e Europës

Partizani mori një rezultat shpresëdhënës me Karabakun, ku barazoi 0-0 në “Selman Stërmasi”. Ëndrra kualifikuese mbetet gjallë, e cila mund të bëhet realitet me çdo barazim me gola në Baku, si dhe po fituan.
Por, fitorja në Europë është “mollë e ndaluar” për Partizanin, pasi kanë 13 vite që nuk e arrijnë. Fitorja e fundit në Europë daton më 24 qershor 2006, kur Partizani mposhti 2-1 qipriotët e Ethnikos Aknasit në “Selman Stërmasi” me golat e Bylykbashit dhe Abilalilajt.
Takimi ka qenë i vlefshëm për Kupën Intertoto, por të kuqtë u eliminuan, pasi ishin mundur 4- 2 në Qipro.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania